Mbi 32 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer mbërrijnë në aeroportin ‘Nënë Tereza’, Rama: Deri më tani 1.6 mln në Shqipëri, nuk ndalemi

Mbi 32 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer mbërrijnë në aeroportin ‘Nënë Tereza’, Rama: Deri më tani 1.6 mln në Shqipëri, nuk ndalemi

Foto nga vaksinat e mbërritura në Aeroportin 'Nënë Tereza'

TIRANË- 32.760 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Aeroportin 'Nënë Tereza'. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama i cili thekson se në vendin tonë kanë ardhur gjithsej 1.611.550 doza vaksinash. Rama shkruan se deri të dielën do të vijojmë me ditët e vaksinimit të hapur, ku të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç mund të vaksinohen kundër koronavirusit.

"32,760 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin 'Nënë Tereza', duke çuar në  1,611,550 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend. Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin e hapur +18 vjeç, deri të dielën, në çdo qendër vaksinimi në vend", shkruan Rama.

Që prej fillimit të procesit të vaksinimit janë kryer në total 1.069.365 doza të vaksinës anti-COVID. Prej tyre 466.905 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID. Ditën e sotme ka nisur java e vaksinimit të hapur për moshën +18 vjeç. Të gjithë qytetarët mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, përgjatë gjithë javës, nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, për të kryer pa kufizim vaksinën kundër koronavirusit.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës