Kryeministri Edi Rama ka mbështetur emërimin e Lana Nusseibeh nga Emiratet e Bashkuara Arabe si kandidate për postin e Sekretares së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se emri i saj përfaqëson një mundësi të re, të cilën sipas tij, komuniteti i OKB-së nuk mund ta humbasë.
Rama thekson se e njeh personalisht Lanën, për të cilën thotë se ka njohuri të thella për politikën ndërkombëtare dhe aftësi të natyrshme për të kapërcyer dallimet mes kulturave dhe këndvështrimeve të ndryshme.
Në një kohë kur aftësia e organizatës për të përmbushur misionin e saj po vihet seriozisht në pikëpyetje, sipas Ramës, ajo sjell përvojë, inteligjencë dhe një përkushtim të palëkundur për t’i shërbyer njerëzimit pa paragjykime.
Në përfundim kryeministri Rama shkruan se do të ishte mirë që pas shumë burrave në krye të kësaj organizate, tashmë të vendosej një grua. Për Ramën, Lana Nusseibeh në krye të OKB-së është një dritë shprese dhe një burim energjie pozitive.
Reagimi i Ramës:
Emërimi i Lana Nusseibeh nga Emiratet e Bashkuara Arabe si kandidate për postin e Sekretares së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara përfaqëson një mundësi të re, të cilën komuniteti i OKB-së nuk mund ta humbasë, dhe Shqipëria ndihet e nderuar t’i japë kandidaturës së saj mbështetjen e plotë.
U njoha personalisht me Lanën dhe pata mundësinë ta shihja në veprim gjatë mandatit të Shqipërisë si anëtare e zgjedhur e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Gjatë kësaj periudhe, vlerësova njohuritë e saj të thella mbi politikën ndërkombëtare, përulësinë e saj të veçantë intelektuale dhe aftësinë e natyrshme për të kapërcyer dallimet mes kulturave dhe këndvështrimeve të ndryshme.
Në këtë periudhë të vështirë për Kombet e Bashkuara, kandidatura e Lanës përfaqëson një dritë shprese dhe një burim energjie pozitive. Në një kohë kur aftësia e organizatës për të përmbushur misionin e saj po vihet seriozisht në pikëpyetje, ajo sjell përvojë, inteligjencë dhe një përkushtim të palëkundur për t’i shërbyer njerëzimit pa paragjykime.
Dhe, e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, pas kaq shumë burrash në krye të kësaj organizate, nuk mund të mendoj për një shpresë më të mirë për Kombet e Bashkuara sesa një grua me një profil dhe integritet të tillë.
-
Te mbeshtes Edi, per te vetmin fakt qe deshiron te ndryshosh " Portretin gjinor" te OKB. Por ne OKB, ka nje baze meritokracie intelektuale qe do te thote, ai qe zoteron " Meritokraci Intelektuale", nuk vuan nga kompleksitetet e te gjitha natyrave. Ateher Edi ne baze te paragrafit te mesiperm, per kandidaturen e prpozuar kam 1 pyetje: Nga viti 2008, merrni rreferencen e Lanes, lexojeni me vemendje, nqs 2 pika te Meritokracise dhe ekselences nuk jane te perfshira...."eshte e eleminuar automatikisht"! E ka ndjekur " Rugby school"??!! Ka ecur ne kembe, apo e ka studiuar Boten nga xhami i pasagjerit? From 2008, the Extended Project has been formally offered as an A-level standard qualification. Both staff and students at Rugby contributed to the development of the course programs, with philosophy tutor Dr John Taylor assuming the role of chief examiner for the Edexcel Extended Project. We now offer the Extended Project through a variety of taught seminar and research methods courses, including business ethics, culture and identity and engineering. Per te evituar " Efektin e Lulit te vocerr sadist", OKB, ka nevoje per PEACE..!
Përgjigju










Komente
Komento