Rama lule grave të PS për 8 mars, buqetat më të mëdha për Hysin dhe Gjermenin që largohen nga politika: U tërhoqët plot klas (VIDEO)

TIRANË- Me buqeta me lule, kryeministri Edi Rama ka pritur në selinë e PS-së gratë socialiste me rastin e 8 marsit. Në diferencë nga gratë e tjera, 2 buqetat më të mëdha ishin për Vasilika Hysin dhe Eglantina Gjermeni. Kjo për një arsye madhore, sepse këto 2 gra me një kontribut të madh në politikë, kanë zgjedhur që të largohen, nuk do të jenë pjesë e listës për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Hysi dhe Gjermeni kanë mbajtur fjalën e tyre "të lamtumirës", të cilat e kanë nisur duke rrëfyer rrugëtimin e tyre në politikë që nga momenti kur kanë marrë ftesën për të qenë pjesë të PS-së. Të dyja historitë, kanë një të përbashkët. Si Gjermeni, ashtu edhe Hysi kanë refuzuar fillimisht të futen në politikë, mes steriotipeve që kanë pasur, por këmbëngulja e kryeministrit Edi Rama ishte e madhe, aq sa nuk e kanë refuzuar dot. Kjo sepse, siç ka rrëfyer vetë Rama, kundërargumenti më i fortë që i dha refuzimit të tyre ishte "bëjeni politikën si ju dhe jo të kundërtën".

"Mirënjohje gjithmonë në këtë Ditë të Gruas, dy bashkëpunëtoreve simbol të promovimit të legjislacionit mbi barazinë gjinore, të drejtat e grave, fëmijëve, minoriteteve dhe kundër dhunës ndaj gruas; dy aktivisteve shembullore të Shoqërisë Civile, që sollën në PS vlera e kontribute të reja dhe për 12 vjet rresht e përfaqësuan PS me dinjitet e profesionalizëm, në Kuvend e në Qeveri

Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni, shumë faleminderit nga zemra për gjithçka dhatë e bëtë në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm dhe faleminderit edhe për leksionin e qytetarisë, mençurisë e mirësisë që u dhatë të gjithëve, me tërheqjen plot klas nga jeta parlamentare, si edhe premtimin për të vazhduar të jeni pjesë e këtij rrugëtimi pavarësisht karriges", shkruan Rama.

Me largimin nga politika, Gjermeni do të majë vetëm portin e kryetares së nënkomisionit për barazinë gjinore në Asambleja Parlamentare e KE, e ndërsa Vasilika Hysi është shprehur e gatshme që të japë kontributin e saj sa herë të jetë e nevojshme për Reformën në Drejtësi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:39
Hysi tregon momentin kur mori ftesën për deputete: Thashë obobo! Rama: Dole nga politika e pa transformuar (VIDEO)

Vasilika Hysi ka  bërë një përmbledhje të gjithë rrugëtimit të saj në politik, teksa është vlerësuar maksimalisht nga kryeministri Edi Rama për kontributin e saj. Edhe Hysi, njësoj si Gjermeni ka rrëfyer se ka hezituar fillimisht të pranojë ftesën.  

Hysi: Kur ka rënë telefoni atë ditë, lexoj Edi Rama thashë bobo, do reagonte për ndonjë deklaratë, mendova se si do kishte merak për ndonjë çështje dhe kur tha për një kafe, thashë po mirë. Dhe më tha meqë lufton kaq shumë të luftosh nga brenda, u çudita, por që ajo ditë nuk kam qenë e qetë. Ajo që kisha menduar unë për politikën më ra dhe thashë ishalla s'më merr më. Këmbënguli fort dhe më mori. Më tha "mos ndrysho". Më erdhi shumë mirë që këtë e dëgjova dhe për Luljetën, ka nevojë për njerëz që nuk janë të gjithë e njëjta prerje", tha Hysi.

Rama: Kam dëgjuar, "obobo", s'mund të bëhem unë dot ashtu. Unë iu thashë që PS të bëhet si ju, jo ju si PS në sensin e shablloneve, por del "sot më e gatshme për t'u bërë risi e PS seç ishte herë, je çliruar nga makthet e Komitetit të Helsinkit. Po del jo e transferuar negativisht", tha Rama.

Ora 16:36
Gjermeni ikën nga PS: U përpoqa të sjell ndryshimin! Rama: Kur mori ftesën kapte kokën me duar dhe thoshte 'jo, jo' (VIDEO)

Në fjalën e saj të "lamtumirës" nga PS, Englantina Gjermeni ka treguar se si ka qenë rrugëtimi i saj në politikë.

" I thashë po un kam pak emocione, kur të mos kesh emocione duhet të ikësh nga politike, Po iki para kohe, mendoj që ka qenë një periudhë e jashtëzakonshme, kam mësuar, jam rritur, u jam mirënjohëse të gjithëve që më kanë mbështetur, PS, juve, kam pasur fati të kandidoj në Krujë, Lushnje dhe jam ndjerë e vlerësuar, çështjen e grave që e kam përemër jam munduar ta ruaj me fanatizëm dhe më vjen mirë që jemi më shumë gra, është një kontribut që dua ta vazhdoj, përveç mirënjohjes dhe faktit që mirënjohja është një tjetër ndjenjë. (...). Kam thënë nuk jam tipi që mund të mbijetoj në politikën shqiptarë. Rama më tha "pse s'duhet të jetë si ty politika". Dhe në fakt kështu e kam menduar politikën, me argumente, më njerëzore. U përpoqëm që të sjellim një ndryshim. Angazhimi në politikë ka qenë sfidë, jam vlerësuar shumë, deputete, ministre, deputete sërish. Është tamam mision", tha Gjermeni.

Nga ana tjetër, kryeministri ka treguar reagimin e Gjermenit, kur mori ftesën për deputete.  

"Kapte kokën me duar dhe thoshte "jo, jo", tha Rama.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja