Rama: Do të flas me Presidentin e Francës për negociatat! S'do presim PD-në, Reformën Zgjedhore e miratojmë brenda dhjetorit (VIDEO)

TIRANE-Kryeministri Edi Rama deklaroi pas mbledhjes së Kryesisë socialiste se në ditët në vijim do të ketë një komunikim me Presidentin e Francës, Macron për çështjen e negociatave, por edhe liderë të vendeve të tjera europiane. Qëllimi i komunikimit do të jetë për të kuptuar ecurinë e procesit, pasi Macron vendosi veton duke bllokuar hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. "Në ditët në vijim unë kam një sërë komunikimesh të përcaktuara në axhendë me presidentin e Francës dhe me një sërë drejtuesish të tjerë të vendeve anëtare për të kuptuar ecurinë e mëtejshme të procesit" tha Rama. I pyetur mbi kërkesën e Bashës që të hapë krahun dhe të dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme si në rastin e Maqedonisë, kryeministrin u përgjigj duke thënë se 'Ata kanë punuar shumë fortë dhe nuk kanë lënë gurë pa luajtur për të dështuar procesin'. Fokusi i shumicës tani është reforma zgjedhore, për të cilën, Rama theksoi edhe njëherë se do të miratohet brenda dhjetorit sipas rekomandimeve të OSBE-së me apo pa PD-në. Kryesia e PS-së sot diskutoi edhe mbi kërkesën për bashkëdrejtimin e organizatave socialiste, zgjedhjet brenda PS-se dhe ceshtje te tjera.

Prononcimi i plotë i Edi Ramës
Ju besoj e dini që ne jemi në një proces zgjedhor brenda partisë dhe sot nga një anë kemi parë ecurinë e procesit, nga ana tjetër kemi dakordësuar mbi propozimin e grave anëtare të kryesisë së partisë dhe deputete, ministre, që të nisim procesin e përfshirjes së grave dhe të vajzave si bashkëkryetare të organizatës socialiste.

Ky është një proces që përbën një risi të rëndësishme, por dhe një domosdoshmëri në kushtet kur ne jemi pa diskutim partia me e votuar nga gratë dhe  nga vajzat në Shqipëri. E nga ana tjetër, unë dhe fatmirësisht dhe të tjerët në këtë kryesi, mbrojmë bindjen se kur duhet bërë muhabet, bëhet me burra dhe kur duhet bërë punë, më mirë bëhet me gra. Kështu që do ta çojmë përpara këtë proces.

Së dyti, natyrisht kemi diskutuar edhe për pjesën tjetër, për temën e ditës lidhur me mosmarrjen e vendimit të merituar për Shqipërinë dhe natyrisht që kemi rënë të gjithë dakord për faktin që kjo nuk ndryshon asgjë në trajektoren strategjike të vendit, të partisë socialiste dhe të qeverisë sonë. E në ndërkohë, në ditët në vijim unë kam një sërë komunikimesh të përcaktuara në axhendë me presidentin e Francës dhe me një sërë drejtuesish të tjerë të vendeve anëtare për të kuptuar ecurinë e mëtejshme të procesit.

Nga ana tjetër, pa diskutim  në aspektin praktik, ne jemi të qartë duhet të vazhdojmë cdo ditë punën sepse edhe nëse do të kishim marrë një “Po” të shumëpritur dhe të merituar disa ditë më parë, detyrat janë po ato që janë edhe pa atë “Po”, pra të ecim përpara me reformë zgjedhore dhe brenda vitit të ngjisim shkallën e parë, pra të miratojmë në parlament të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR si pjesë e ligjit zgjedhor, të presim se në këtë aspekt nuk kemi ne diçka më shumë për të bërë plotësimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me radhë të gjitha pikat e përcaktuara nga Bundestagu gjerman, të cilat janë siç e kam thënë më shumë se një herë, të rëndësishme për ne dhe jo të nevojshme për Gjermaninë në vetvete.

-Opozita po kërkon të hapni krahun dhe te jepni doreheqjen..
E cfarë duhet të them une me këtë rast?! Këtu nuk ka asgjë të re! Ata kanë punuar shumë fort dhe nuk kanë lënë gur pa luajtur për të dështuar procesin. Nuk ia kanë dalë sepse ne kemi arritur të kapërcejmë pengesat e ngritura artificialisht, në gjashtë muajt e parë të vitit, duke marre mbështetjen e fuqishme të Kancelares  dhe të Gjermanisë.

Faktkisht, qoftë Maqedonia e Veriut, qoftë Shqipëria nuk kanë arritur dot të marrin atë që ju takonte, jo si rezultat i një ndonjë rezerve substanciale ndaj tyre, por si rezultat i një përplasje të brendshme në tryezën e familjes europiane, ku sot është materializuar ajo që kam paralajmëruar prej disa kohësh në të gjitha fjalimet e mia në parlament, një konflikt mbi të ardhmen e BE.

Në këtë pikë nuk besoj se ne këtu apo ata në Maqedoninë e Veriut kanë më shumë në dorë se sa të bëjmë detyrat e shtëpisë. Dhe detyrat tona të shtëpisë janë shumë të qarta. E kam thënë përpara se të merret vendimi. Siç e shikoni dielli ka dalë përsëri, dita ka filluar përsëri dhe rruga jonë vazhdon pa asnjë lëkundje, pa asnjë ekuivok. Ne duam të bëjmë Shqipërinë europiane, për shqiptarët, për fëmijët tanë dhe këtë do të bëjmë cdo ditë.

-Zoti Rama, reformën zgjedhore do ta bëni me Partinë Demokrtike apo pa Partinë Demokratike?
Reformën zgjedhore do ta bëjmë me të gjithë ata që duan të marrin pjesë në proces dhe do ta votojmë - sikundër përcaktohet edhe në pikën përkatëse të parlamentit gjerman - në parlament dhe në parlament në dijeninë time ka një opozitë e cila është e përfshirë në komisionin e reformës zgjedhore, ku ka dhe një karrige bosh për miqtë tanë të opozitës jashtë parlamentare dhe është në të drejtën e tyre të ulen apo të mos ulen në atë karrige. Por ne nuk do të presim dhe brenda këtij viti do të miratojmë reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

-Si do ta bindni opozitën brenda parlamentit?
 Ne do të vazhdojmë procesin dhe me ata që do të binden do të votojmë reformën zgjedhore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fredi: 21/10/2019 19:07

    Ti nuk zgjedh dot nje kryetar bashkie ne Shkoder e jo me te zgjidhesh problemin e gjithe Shqiperise.Tani hapi rruge zgjedhjeve sepse nuk ke me arsye te vazhdosh,je i deshtuar ne cdo gje,rend,siguri,hipoteka,ligje,rroga,pensione,ndihma ekonomike.Pasuroheni cdo dite dhe hiqni ndihmen ekonomike fukarenjve.Te pakten Saliu pasurohej per vete por linte te hanin dhe tjeret.Ti ha e nuk ngopesh e tjeret i mbyte fare.

    Përgjigju
    • Jaroslav Holub: 21/10/2019 22:16

      si dukesh je shoku i sales

  • sapa: 21/10/2019 17:02

    Do mbesesh ne histori si kryeministri me i paafte i historise shqiptare.

    Përgjigju
  • Lori: 21/10/2019 16:35

    Duhet te ndjekesh shembullin e Zaev dhe te besh zgjedhje sepse ky ishte deshtim i madh.Nje vend demokratik vepron si Maqedonia ndersa ti do mbash karrigen me cdo kusht.Turp te kesh

    Përgjigju
  • xxx: 21/10/2019 16:28

    kur te vesh ne makroni duhet te veshesh poture meyzeqeje dhe opinga me xhufke dhe makroni do pirdhet se qeshuri dhe feeetttttt negociatat

    Përgjigju
  • Vlora: 21/10/2019 16:15

    Te kene inat sa te duan Francezet. Ne mes te Parisit egziston Sheshi Skanderbeg! Nejse ik o Rama coji dy tre piktura nga ato te tuat falja mashtruesit.

    Përgjigju
  • Lui: 21/10/2019 13:57

    Po cfare te flasesh me Macron o Rama.. Ti e ke takuar edhe pak perpara vendimit, por ai vazhdoi politikberjen e vet. E kam thene dhe e perseris. Franca ka qene historikisht kunder kombit shqiptar, ku paten rast ta tregonin perseri antipatine qe kane ndaj nesh..

    Përgjigju
  • kokemadhi: 21/10/2019 12:24

    N.q.s je i paster z.Rama shkarko Ilir Meten,n.q.s do dhe mbeshtetjen tone.

    Përgjigju
  • PD Realitet i dhimbshëm: 21/10/2019 12:23

    Ec përpara Z. RAMA. PD po tregon përditë që është një parti që nuk zë mend nga gabimet e saj, për këtë më vjen shumë keq pasi dhe vet e kam Votuar pa asnjë mëdyshje PD. NJË PARTI QË NUK KUPTON SE KU KA GABUAR DHE KU VAZHDON AKOMA TË GABOJ, NUK ËSHTË E DENJË TË DREJTOJË VËNDIN.

    Përgjigju
  • Populli: 21/10/2019 11:56

    Z.Rama populli ju mbeshtet,asnje hap pas, shkarkoni Ilir Meten te keqen dhe ligesine e ketij vendi dhe vazhdoni reformen ne drejtesi.

    Përgjigju
  • tori: 21/10/2019 10:10

    Bravo Rama.Eshte e nevojshme qe PD te eleminohet ne cdo stad te cdo reforme.Ajo ne asnje mendyre nuk duhet te marrin pjese ne reforma.Mentaliteti I kesaj partije mbeshtetet ne destruktim e nuk eshte e afte te mendoj e te veproj si pjese konstuktive ne politiken shqiptare.Ndaj te gjithe nderkombetaret jane ne vecanti kunder veprimeve destructive te kesaj partie.E thanun thjeshte:fati keq I shqiptareve e I Shqiperis me kete PD.Mendoj ajo duhet te largohet apo te eliminohet nga skena politike shqiptare.Sa me shpejt,aq me mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Siguria ushqimore, vetëm 5% e qumështit që prodhohet në vend testohet

Siguria ushqimore, vetëm 5% e qumështit që prodhohet në vend testohet