Rama mbledh nesër deputetët dhe ministrat në Kryesinë e Kuvendit: Prezantojmë nismën kombëtare për 'Shqipërinë 2030'

Pas gati dy muajsh mungesë, kryeministri Edi Rama kthehet mes të tijëve duke iu bashkuar mbledhjes së deputetëve socialistë së bashku me ministrat e kabinetit të tij. Mbledhja do të nisë nesër në orën 10:00 në Kryesinë e Kuvendit, ndërsa fjala e kryeministrit përballë tyre si kurrë më parë në takime të ngjashme, do të jetë e hapur për mediat.

I veshur me bluzën e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, kreu i qeverisë ka bërë me dije do të preznatojë 'një Nismë e Re Kombëtare për SHQIPËRINË2030!'

Deputetëve u është kërkuar që të mos ketë mungesa, ndërsa çështja që kreu i qeverisë do të diskutojë me ta, apo edhe mesazhet që do të përcjelli mbeten ekskluzivitet i tij.

30 minuta para takimit me ta, kryeministri ka planifikuar edhe një mbledhje me kryetarët e komisioneve që drejtohen nga përfaqësues të partisë socialiste,

Çështjet e aktualitetit politik, apo ato që kanë të bëjnë me drejtësinë në kohën kur shumë eksponentë të majtë e të djathë po i drejtohen dyerve të SPAK të dyshuar për korrupsion dhe abuzime me funksionet publike, mund të jenë gjithashtu në fokus të fjalës së tij.

Për këtë Rama ka kërkuar që në Administratën shtetërore të bëhet një reformim i thellë, madje duke krijuar një ministri të Posaçme për Administratën Publike dhe Antikorrupsuonin në fillim të këtij viti, me në krye Adea Pirdenin.

Në asamblenë e Partisë Socialiste më 9 shkurt, Rama u ndal gjatë tek reformimi i administratës shtetërore dhe kthimi në eficente të punës së saj, madje duke e cilësuar ministren e re, Adea Pirdenin si kryeministre të Administratës publike.

Edhe vetë kreu i SPAK, Altin Dumani e ka cilësuar luftën kundër korrupsionit si një shqetësim serioz, ndërsa ka përmendur disa herë rënien e denoncimeve të ardhura nga administrata. Ndërsa një raport të Institutit për Demokraci dhe Integrim vetëm 2 javë më parë ka publikuar një raport kritik mbi mekanizmat kundër korrupsionit në sektorin publik.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:36
Rama me bluzën e Forcave të Armatosura: Nesër prezantojmë nismën e re kombëtare për 'Shqipërinë 2030'

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku lajmëron se nesër në orën 10:00  do të prezantojë një nismë të re kombëtare për Shqipërinë 2030!

Kryesocialisti Rama ka zgjedhur një bluzë të veçantë atë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë për të lajmëruar nismën.

‘Qeverisja Ligji Korrupsioni dhe një Nismë e Re Kombëtare për SHQIPËRINË2030! Adresim për Grupin Parlamentar dhe Kabinetin Qeveritar!’- shkruan Rama.

 

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 07/05/2024 05:18

    Gjithmonë me nisma të reja, vetëm për para. Nismë e re, mashtrim i ri.

    Përgjigju
  • Per favore: 06/05/2024 23:37

    Zgjerojeni Parkun me bimësi e shtriheni edhe Poshtë Digës së Liqenit artificial, Mos ndërtoni Kulla aty poshtë Digës së Liqenit artificial të Tiranës, bëjeni Lulishte apo Gilardino Reale si Kopshtin Botanik,me Pemë e Shatërvane e statuja Mitologjike!

    Përgjigju
  • Pena: 06/05/2024 21:09

    Filluan komentet Antiamerikanet-Vicidolasnongrata!!! Me kalimin e kohes do te qetesohen......

    Përgjigju
  • Mara: 06/05/2024 20:36

    Deri atehere e kane perfunduar Doktoraturen dhe Profesoratin 99% e shokeve e shoqeve te udheheqjes, vec 1%it, Rames. Kuptohet, spikat Doktoratura e Tahirit, Sajmir ke 313 por besohet se Veliaj, Erjon eshte ne faqet e fundit te Prof. Asoc. ne Vaqarri! Kurse udheheqesi, ashtu si paraardhesi shoku Enver, nuk ka nevoje. Gjende i ka marre tane gradat shkencore nga gjyshja!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan