Rama mbledh nesër kryebashkiakët e PS në Elbasan

Rama mbledh nesër kryebashkiakët e PS në Elbasan

Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht përgatitjet për fushatën zgjedhore. Kryeministri Edi Rama pas takimit me grupin parlamentar do të mbledhë pasditen e së enjtes kryetarët e bashkive.

Takimi pritet të zhvillohet sërish në qytetin e Elbasanit ndërkohë në fokus të takimit do të jenë porositë për kryebashkiakët socialistë për të siguruar votat e mjaftueshme për një mandat të tretë për Partinë Socialiste.

Takimi i djeshëm i deputetëve me kryetarin Edi Rama u mbyll me një paralajmërim të fortë, se nëse nuk japin gjithçka për të siguruar votat  për PS nuk do të jenë në formacionin e ardhshëm. Nuk dihet ende nëse tonet do të jenë po kaq të ashpra dhe për kryebashkiakët socialistë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Duhet të jeni të vendosur...çfarë thonë yjet për ju sot

Duhet të jeni të vendosur...çfarë thonë yjet për ju sot