TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër në orën 10:00 kryebashkiakët dhe në kuadër të takimit do të jetë sezoni veror, thonë burime për gazetaren e Report Tv Danjela Maloku.
Takim pritet të mbahet në Kryeministri, në sallën COD.
Pjesë e takimit pritet të jenë edhe kryebashkiakët e djathtë, të cilët edhe hërën e parë në takimin e Shkodrës, iu përgjigjën pozitivisht ftesës së kryeministrit.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Gjithashtu në takim do të flitet për ligjin për legalizimet, ku një pjesë e procedurave do t’ju kalojë bashkive.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)