Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të dielën në mëngjes qeverinë në një takim informal në Elbasan. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në këtë takim do të jenë të pranishëm ministrat e shkarkuar nga Rama dhe ministrat e sapoemëruar.

Në fokus të këtij takimi do të jenë prioritetet e këtij viti për qeverinë Rama. Nuk do të mungojnë në takim kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi. 

Mbledhja e qeverisë vjen një javë pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar. Kryeministri Rama vendosi të ndryshojë 7 ministra dhe të kalojë në postin e zv.kryeministrit, deputetin socialist, Erion Brace.