TIRANË- Në drejtimin ministres së Mjedisit dhe Turizmit, është mbledhur sot Forumi për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe Ekonominë Qarkulluese. I pranishëm në forum ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili vlerësoi bashkëpunimin me njësitë vendore, për menaxhimin e mbetjeve, ndërsa bëri edhe një bilanc të situatës së pastrtisë në bashkitë e vendit, që sipas tij është përmirësuar ndjeshëm. Duke u krahasuar me vitin 2013, kreu i qeverisë tha se 50% e mbetjeve mbeteshin rrugëve, ndërsa sot grumbullohen 91% e mbetjeve në të gjithë territorin e vendit.

Si shembull suksesi në fjalën tij, pas kritikave në mbledhjet e mëparshme, kryeministri Rama vlerësoi kryetarin e bashkisë së Himarës, Jorgo Goron, për të cilin tha se bashkia është kthyer në shembull të punës.

Nga ana tjetër ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro u shpreh se shumica e punës me mbetjet është arritur me sukses, por megjithatë ka ende punë për më tepër. Kumbaro u shpreh se Shqipëria ka taksat më të ulëta në Evropë për sa i përket pastrimit.

Për “Report TV”, Kryebashkiakët e Cerrikut, Skarparit dhe Sarandës rrëfyen efikasitetin që ofron riciklimi i mbetjeve urbane dhe rifutja e tyre në ekonomik

“Fermerët tashmë nuk e hedhin produktin e tyre. Kemi ngritur struktura grumbullimi për mbetjet organike, që më tutje kompostohen dhe rikthehen në treg për t’u shitur”, tha Andis salla, kryetari i bashkisë së Cërrikut.

“Nuk kemi më një vendgrumbullim ilegal mbetjesh, ku digjeshin mbeturinat. Nuk ka më mbetje toksike që rrezikojnë mjedisin, ne tashmë kemi një landfill me kushte moderne. Po punojmë për diferencimin e riciklimin e tyre, që do çonte në një upgrade tjetër situatën, qoftë ekonomike, qoftë sociale”, u shpreh Adriatik Mema, kryetari i bashkisë së Skraparit.

“Na ka lehtësuar ekonomikisht kjo proceudrë grumbullimi, diferencimi dhe riciklimi. Falë kësaj pune kemi rritje të punësimit, rrijet të lëvizjeve tregtare. Saranda ka përballuar edhe sa i takon pastërtisë me sukses sezonin turistikë dhe fluskin e madh të konsumit dhe mbetjeve të grumbulluara gjatë sezonit”, tha Adrian Gurma, kryetari i bashkisë së Sarandës.

Ndërsa ambasadori gjerman Peter Zingraf, tha se ekonomia qarkulluese e përpunimit të mbetjeve është një nga shtyllat kryesore në rrugën drejt integrimit në BE. Zingraf tha se Gjermania vlerëson se sektori i menaxhuar i mbetjeve është përmirësuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:22
Rama kompliment edhe për Spahian e Shkodrës: Ka një ndryshim, nuk është këtu por e vërteta është e tillë! Saranda bashkia kampione

 

Duke theksuar edhe një herë se Bashkia e Sarandës është kampione sa i përket pastrimit dhe riciklimit, Rama e kishte një kompliment edhe për Bardh Spahian, kryebashkiakun e Shkodrës. Rama tha se ka një ndryshim në përpjekje dhe qasje.

“Bashkia re Sarandës sot është bashki kampione në riciklim. Kjo për shkak të lidershipit, punës, dhe komunikimit. Nga ajo gjysma që mblidheshin në kohën më parë një pjesë e madhe digjej rrugëve. Sot 90% mblidhet dhe trajtohet në mënyrën e duhur përgjithësisht. Them përgjithësisht se ka ende probleme. Objektivi tashmë është kalimi në një fazë tjetër duke marrë shembullin e më të mirë. Të gjithë bashkitë  nuk duhet të mjaftohen më me  pastrimin por edhe me riciklimin. Janë bërë ndryshime të mëdha në këtë drejtim nga disa bashki. Kemi edhe situata pak më negative por nuk po i përmend. Kryetari i bashkisë së Shkodrës nuk është këtu por dua të them se ka një ndryshim, një përpjekje në qasje, edhe pse pastrimi atje është ku thërret qameti por e vërteta duhet thënë”, tha Rama.

Ora 10:18
‘Ka qenë këtu kur ka ngrënë dru’, Rama vlerëson kryebashkiakun e Himarës: Sot është një histori suksesi

 

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në forumin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve listoi sipas tij bashkitë të cilat kanë pasur rezulatete shumë të mira dhe përparime në sektorin e pastrimit të qytetit. Rama u ndal tek Himara, kryebashkiakun Jorgo Goro, të cilin pak kohë më parë e pati kritikuar për menaxhimin e pastrimit të qytetit. Sipas Ramës ai tashmë është një shembull suksesi.

‘Himara nuk e shoh kryetarin e bashkisë së Himarës se di a është këtu. Është një histori suksesi. Nuk do të mërzitesha pasi ka qenë këtu kur ka ngrënë dru. Por tani është shembull i një punë dhe histori suksesi tashmë. Është e rëndësishme të krijohet një raport pozitiv me të gjithë komponentët në territori. Pogradeci ka qenë një zonë për të ardhur keq, sot është një pasqyre pastërtie. Kamza shëmbëlltyra më dramatike  pisllëkut, sot është një pasqyrë pastërtie. Elbasani, falë impiantit të ndërtuar u hoq gjithë fusha mesjetare e plehrave dhe iku dhe reja e zezë e tymit, por edhe falë një organizimi dh e shtrirje të shërbimit në gjithë territorin e bashkisë. Por nuk janë të krahasueshme me Cërrikun dhe Sarandë. Cërriku ka ndërtuar një model i pastrimit të bashkisë. Ajo që ka bërë Cërriku është shumë domethënëse për arsye se tregon vizon dhe lidership.’- u shpreh Rama.

Ora 10:12
Mbetjet/ Rama: Kur erdhëm në pushtet, 50% e mbetjeve mbeteshin rrugëve, sot ne mbledhim 90% të tyre

 

Më shumë se gjysma e mbetjeve nuk mblidhen nga Qeveria para vitit 2013. Kështu ka deklaruar sot Kryeministri Rama në forumin për menaxhimin e mbetjeve. Ai tha se sot mblidhet 90% e mbetjeve ndërkohë që duhet trajtuar si problematikë e madhe edhe ky 10%.

“Kur ne e nisëm këtë rrugëtim 50% e mbetjeve mbeteshin rrugëve, i merrnin ujërat, digjeshin shumë pranë zonave të banuara. Banorët e Kombinatit në Tiranë, ato të Elbasanit dhe Fierit, ku sot situata është krejtësisht tjetër, besoj e kujtojnë akoma se çfarë ndodhte në zonat e tyre me malin e plehrave që sillte në çdo dritare ajrin e ndotur dhe toksik. Banorët e Durrësit e kujtojnë, por fatkeqësisht kanë mbetur në vëmendje edhe të të huajve që e kanë parë në lajmet e vendeve të tyre, fushën e mbushur me vargmale plehrash në Porto Romano. Që sot është një prej parqeve më të mëdha në vend. Sot ne jemi në 91% të grumbullimit dhe kemi akoma një sasi relativisht të vogël që mbetet e pa grumbulluar, por që duhet trajtuar si problem i madh edhe pse është e vogël”, tha Rama.

Ora 10:02
Ambasadori gjerman: Menaxhimi i mbetjeve është rritur nga 51% që ishte në 2013 në 87%! Një nga shtyllat kryesore për integrimin drejt BE-së

Në Forumin që po mbahet për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, ambasadori gjerman Peter Zingraf, tha se ekonomia qarkulluese e përpunimit të mbetjeve është një nga shtyllat kryesore në rrugën drejt integrimit në BE. Zingraf tha se Gjermania vlerëson se sektori i menaxhuar i mbetjeve është përmirësuar gjatë viteve të fundit.

‘Qeveria gjermane po mbështet ndërmjet GIZ dhe ekonomia qarkulluese është një nga shtyllat kryesore të rritjes së shtyllës së gjelbërt në BE. Jemi krenar që jemi partnerët tuaj. Një proces i tillë ka nevojë për lidership dhe ne e shohim se lidershipi është këtu. Ekonomia qarkulluese është një qëllim për ekonominë tonë. Legjislacioni aktual nuk është në përputhje me direktivat e BE-së për sektorin përkatës, por janë modifikuar. Ju bëni për Shqipërinë dhe jo për të ndjekur disa rregulla të BE-së. Me nisjen e bisedimeve për hyrjen në BE do jetë e detyrueshme dhe për rrugën tuaj drejt integrimit për menaxhimin e mbetjeve. Me mbështetjen e GIZ si dhe Ministrisë së Turizmit, Gjermania vlerëson se sektori i menaxhuar i mbetjeve është përmirësuar gjatë viteve të fundit. Niveli i mbulimit është rritur, nga 51% që ishte në 2013 në 87% që është sot. Por nuk është mbuluar tërësisht. Targeti i riciklimit është i ulët. Ekonomia qarkulluese është një kërkesë ambicioze s ai takon rrugës drejt BE-së. nga qytetarët vetë. Ne të gjithë duhet ta bëjmë këtë.’- tha Zingraf.

Ora 09:55
Forumi i mbetjeve, Kumbaro: Jemi shumë mirë po jo aty ku duhet! Taksat e pastrimit i kemi më të ulëtat në Evropë

 

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro u shpreh se shumica e punës me mbetjet është arritur me sukses, por megjithatë ka ende punë për më tepër.

‘Jemi shumë mirë shumë pastër por jo aty ku duhet standardi. Në dokumentin e strategjisë kombëtare dhe në masterplanin në menaxhimin e mbetjeve. Por këtë vit në shkallë vendi është sjellë gjithnjë në vëmendje të opinionit publik. Që këto mbetje të mos bëjnë sikur s’i shohim, sikur s’ekzistojnë e vetëm shtohen. Të përmirësosh cilësinë e mbetjes do të thotë të përmirësosh standardin dhe të rrisësh shkallën. Kjo do të thotë të nxitësh ekonominë qarkulluese dhe ne duhet të kemi prioritet pastrimin e fshatrave. Ne ja dolëm që në një vit të mbyllim rreth 15 vatra të paligjshme, janë pak por s’mund të mos përmend këtu Gjirokastër që digjeshin, Përmet etj. Kemi fituar disa beteja por jemi ende në përpjekje për të fituar luftën. Jemi larg një sistemi ku ndotësi paguan të jetë funksional, ka bashki që sot nuk mbledhin dot tarifat e pastrimit, që nga Tirana që ka 40 euro max dhe bashkitë e vogla që shkon 4-5 euro për familje, krahasuar me vendet e tjera evropiane tarifat e pastrimit në Shqipëri janë ndër më të ulëtat.’- tha Kumbaro.