Rama: Mbledhja e Prizrenit nuk
prek kufijtë, takimi 2-të:Vlora Ja 4 shtyllat e partneritet strategjik

Rama: Mbledhja e Prizrenit nuk<br />prek kufijtë, takimi 2-të:Vlora Ja 4 shtyllat e partneritet strategjik
TIRANE-  Dita e sotme për Shqipërinë e Kosovën ishte fillimi i një epoke të re. "Vendi i shenjtë i zanafillës së rilinjdes kombëtare shqiptare" ,(siç, e cilësoi kryeministri Hashim Thaçi), apo ”Prizreni i lidhjes së madhe të shqiptarëve” (siç, e cilësoi kryeministri Edi Rama) sot uli në një tryezë të bashkëqeverisjes strategjike, Qeverinë e Shqipërisë dhe Qeverinë e Kosovës. 

Nis kështu, rrugëtimi i përbashkët institucional mes qeverive të dy shteteve që më shumë se fqinje, kanë një gjuhë, një kulture dhe një traditë të përbashkët.

Si për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama ashtu dhe për kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi mbledhja e sotme ishte fillimi i një bashkëpunimi të ri, një gur themeli për epoke të re mes dy shteteve shqiptare, frymëzuar nga bashkëpunimi i kahershëm i vendeve të BENELUX-it në këtë kohë të re që ka nisur për Europën  juglindore. Me rëndësi është çuarja përpara të bashkëpunimit ndërshtetëror dhe mbështetja e mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve përtej kufijve zyrtarë.

Të dy kryeministrat nënshkruan zyrtarisht dokumentin për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në ambientet e Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Por para kësaj, në krye të herë, krerët e dy qeverive bënë të qartë se kjo mbledhje e përbashkët nuk prek kufijtë dhe se shqiptarët do I qëndrojnë besës së dhënë SHBA e BE-së.

RAMA: KUFIJTE E PATJETERSUESHEM, NUK SHKELIM BESEN E DHENE SHBA E BE
Është  e vërtetë  se ne jemi më shumë se qytetarë të dy shteteve fqinje, sepse shumica dërrmuese  e qytetarëve tanë i takojnë një kombi që megjithë diferencat e brendshme, kanë një gjuhë, një kulture dhe një traditë të përbashkët.

Por, nëse mbledhja e përbashkët e dy qeverive, një kombi të shtrirë në dy shtete, bëhet arsye trembjeje, apo nga ana tjetër inkurajimi, për këdo që ka shqetësime në lidhje me vijat kufitare, dua ta them kryekreje, kthjellët dhe fort, se kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës është për ne shumë i qartë dhe i patjetërsueshëm, si një vijë që na kujton, qoftë pamundësinë e historisë nga njëra anë, apo përpjekjen heroike që solli krijimin e shtetit të dytë shqiptar nga ana tjetër, dhe qoftë edhe detyrimin tonë për t’i qëndruar besës së dhënë atyre, pa të cilët Kosova e lirë dhe  pavarur do të kishte mbetur një ëndërr e përgjakur, SHBA-ve dhe BE-së.”- tha Rama në fjalën e tij të mbajtur në mbledhjen e përbashkët në hotel “Theranda”.  Fjala e plote e kryeministrit Rama

“Në planin diplomatik, politik dhe të sigurisë, zhvillimi i kësaj mbledhje të përbashkët të qeverive të dhe atyre të tjerave në Ballkan duhet marrë si një zhvillim pozitiv për rajonin, sepse thellojnë frymën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit mes fqinjëve, duke konsoliduar paqen dhe stabilitetin. “- tha Thaçi në fjalën e tij të mbajtur në mbledhjen e përbashkët  Fjala e plote e kryeministrit Thaçi

Takimi i nisur në orën 11.00 u hap nga fjala e mbajtur e dy kryeministrave. Mbledhja përfundoi në orën 13:00 dhe më pas u kurorëzua me nënshkrimin nga dy kryeministrat e deklaratës së përbashkët për bashkëpunim dhe partneritet strategjik midis Shqipërisë e Kosovës duke pasur në fokus mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të qytetarëve e shqiptarëve kudo që jetojnë.

Më pas ministrat nënshkruan marrëveshja midis dy qeverive për bashkëpunim në fushat e transportit dhe infrastrukturës në lehtësimin e tregtisë dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e integrimit evropian.

MBLEDHJA, GUR THEMELTAR PER RRUGEN E RE
“Ishte një mbledhje pune që vuri një gur themeltar duke çelur një rrugë të re për zhvillimin e gjithëanshëm ekonomik social e kulturor në dy shtetet tona dhe mbarë hapësirën shqiptare që përkufizojnë këto dy shtete. Deklarata e përbashkët për bashkëpunim është gur i themelit të një strategjie të përbashkët për zbatimin e politikave të përbashkëta në planin ekonomik, social e kulturor. Të gjitha janë në funksion të jetës së përditshme të shqiptarëve tanë të dy shteteve tona, në funksion të jetës së gjeneratave të tjera”- tha Rama në konferencën e përbashkët për shtyp duke informuar se mbledhja e dytë e përbashkët do të mbahet në Vlorë.
 
“Mbledhja e përbashkët do të pasohet nga një e dytë që mbetet për tu përcaktuar si datë nga ministrat e Jashtëm. Mes fundit të majit e qershorit mbledhja do të mbahet në Vlorë. Në këtë mbledhje do të përcaktohen edhe hapat e reja të bashkëpunimit."- tha më tej Rama.

Ky kapitull i ri, uroj të arrijë synimet e dëshiruara nga qytetarët, t’i shërbejë zhvillimit të dy vendeve dhe rajonit për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët për Kosovën dhe Shqipërinë europiane dhe rajonin europian"- tha Thaçi.
momenti i firmosjes
(Ne foto: Momenti i firmosjes se dokumentit te partneritetit strategjik)

THACI:JA KU DUHET TE FORCOJME BASHKEPUNIMIN
“Ne duhet t’i kapitalizojmë mundësitë e jashtëzakonshme që na ofrohen nga përmirësimi i infrastrukturës fizike ndërmjet dy vendeve. 
Konkretisht, Rruga e Kombit duhet të rezultojë në një qarkullim më masiv dhe intensiv të njerëzve, mallrave dhe kapitaleve ndërmjet dy vendeve tona,  dhe,  po ashtu, ndërtimi i linjës se interkoneksionit duhet të përkthehet në një integrim të dy sistemeve energjetike. 

Kosova, dihet,  prodhon e rrymë nëpërmjet termocentraleve ndërsa Shqipëria e përmes hidrocentraleve. Kështu, falë linjës së re, këto dy sisteme do ta plotësojnë njëra tjetrën në mënyrë efikase. .”- tha Thaçi.

THACI: KJO PRAKTIKE E VONUAR DUHET TE KOMPENSOJME KOHEN E HUMBUR
Thaçi tha "adoptimi i praktikës së mbledhjeve të përbashkëta nga dy qeveritë, nga Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë është relativisht e vonuar, duke patur parasysh se sa shumë herë janë organizuar këto mbledhje të përbashkëta qeveritare në rajon. Për këtë arsye lindë nevoja që mbledhjet ardhshmet të përbashkëta duhet të jenë edhe më të ngjeshura e të ngarkuara me punë, për të kompensuar kohën e humbur dhe për të kapur ritmin e vendeve të tjera të rajonit”.

2 qeverite ne prizren
(Në foto: Pamje nga tryeza e përbashkët, Shikoni  FOTO të tjera)

MARREVESHJET E NENSHKRUARA 
Pas mbledhjes së përbashkët të qeverive e cila zgjati gati 2 orë. U nënshkruan këto marrëveshje
Dokumenti për bashkëpunim dhe partneritet strategjik midis dy vendeve
Marrëveshja midis dy qeverive për bashkëpunim në lehtësimin e tregtisë
Marrëveshja mes dy qeverive për bashkëpunim në fushat e transportit dhe infrastrukturës;
Thellim të bashkëpunimit dypalësh në fushën e integrimit evropian.

CFARE U DISKTUA NE MBLEDHJEN E PRIZRENIT
Në mbledhjen e parë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë janë shqyrtuar:

1.      Dokumenti për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë
2.      Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunim në Lehtësimin e Tregtisë;
3.      Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunim në fushat e Transportit dhe Infrastrukturës
4.      Propozimi për Bashkëfinancim të pajisjeve mjekësore të Maternitetit të Preshevës;
5.      Propozimi për përfaqësimin e përbashkët konsullor midis Republikës se Kosovës dhe Republikës se Shqipërisë;
6.      Marrëveshja për Bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë;
7.      Marrëveshja për Bashkëpunim në fushën e zhvillimit ekonomik dhe të energjisë;
8.      Themelimi i iniciativës për Fondin Zhvillimor për Luginën e Preshevës;
9.      Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e kulturës dhe aktivitetet për ndërtimin e kalendarit të përbashkët kulturor
10.  Propozimi për bashkëfinancimin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DOKUFEST në Prizren;
11.  Propozimi për heqjen e taksës së TVSH-së apo taksës tjetër doganore për importin e librit nga Shqipëria
12.  Dorëzimi i legjislacionit të BE-së të përkthyer në gjuhën Shqipe nga Ministria e Integrimit Evropian e Republikës së Shqipërisë te Ministria e Integrimit Evropian e Republikës së Kosovës;
13.  Themelimi i Komisionit të Përbashkët Teknik për përkthimin e legjislacionit të BE-së, si dhe bashkëpunimit në sferën e përafrimit të legjislacionit ndërmjet Ministrisë së Integrimit Evropian të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë Integrimit Evropian të Republikës së Kosovës


PRITJA NE HOTEL "THERANDA"
Në orën 10:55 autobusi ku udhëtonte kryeministri Rama me ministrat e tij zbriti në Prizren. Para hotel "Theranda"  Rama u prit nga kryeministri Thaçi i cili i uroi mirëseardhjen. Më pas dy kabinetete qeveritare hynë në sallën ku do të zhvillohej mbledhja e përbashkët. Ndërkohë qindra qytetarë por dhe një mëri gazetarësh janë vendosur para hotelit ku do të zhvillohet mbledhja e përbashkët mes dy shteteve, Shqipëri- Kosovë  

2 qeverite ne prizren

(Ne foto:Pamje nga tryeza e perbashket, ku pritet të nisë mbledhja Shikoni  FOTO të tjera)

 ORA 10:50  PRIZRENI MIRËPRET DY QEVERITË
 Prizreni mirëpret kabinetet e ministrave të dy qeverive shqiptarë. Qindra qytetarë por dhe një mëri gazetarësh janë vendosur para hotelit ku do të zhvillohet mbledhja e përbashkët mes dy shteteve, Shqipëri- Kosovë.

pamje nga prizreni

Ora 8:00: QEVERIA RAMA NISET DREJT PRIZRENIT
Në orën 08:00 kabineti i qeverisë "Rama" u nis me autobus nga Tirana drejt Prizrenit ku do të zhvillohet dhe mbledhja e përbashkët me qeverinë e Kosovës të drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi.

“Është vazhdim i takimit tonë të parë të bërë në momentin kur qeveria Rama nisi punën. Bashkëpunimi kulturor është element i rëndësishëm.”- tha ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në një prononcim për A1 Report, duke folur dhe për projektin e një kalendari të përbashkët kulturor.

mirela kumbaro duke folur per a1 report
(Ne foto: Mirela Kumbaro, ministre e Kultures, duke folur per gazetarin e A1 Report Ervin Koçi para nisjes)

 
AXHENDA
11:00 Pritja e kryeministrit Rama nga Kryeministri Thaçi, nis mbledhja e përbashkët  në hotel Theranda, Prizren. 

Ecje në këmbë nga H.Theranda drejt godinës së Lidhjes së Prizerenit
Ora 12: 30 Nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp

Redaksia Online
(sg/mag/aç/dd/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)