PENCABLIGIL: SHQIPËRIA, 1 MILIARD EURO KREDI TË KËQIJA
Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, ka dhënë alarmin se Shqipëria ka 1 miliard euro kredi të këqija. Këtë e ka thënë gjatë një analize, parantezë e takimit, mbi situatën bankare në Shqipëri. "Vëret kemi më shumë asete, më shumë stafe, më shumë invetsime se një vit më parë, por shqetësues mbetet niveli i lartë i kredive të këqija, që arrijnë vlerën 1 miliard euro. Dhe kjo është një shifër alarmante, e cila pengon zhvillimin e sistemit bankar dhe kredimit". Pencabligil ka shtuar se "ka një lajm të mirë edhe në këtë pikë, sa i takon mundësisë së mbledhjes së këtyre kredive, në sajë të ekzekutimit të kolateralit nga përmbarimi". Ai ka shtuar se "edhe në këtë drejtim ka shumë për të bërë në mënyrë, që t’i jepet shtysë kreditimit me rritje të tij, për të zhvilluar ekonominë e vendit".
FULLANI: VENDI NË FAZË DELIKATE, KËRKESË AGREGATE E DOBËT, SHPENZIME PUBLIKE DHE EKSPORTE TË ULURA
Në vazhdimësi të dialogut me bankës sistemit bankar dhe qeverisë, siç e ka quajtur ai, guvernatori Ardian Fullani ka theksuar se “sektori bankar është kontribuesi më i madh për rritjen ekonomike të vendit, por dhe kursimtari i kursimeve të familjeve shqiptare dhe destinatari i fondeve në ekonomi”. Pasi ka kërkuar që tavolina të jetë e hapur, sa më konstruktive, transparente dhe të sjellë në kohë reale problematik dhe për një rritje të qëndrueshme, Fullani ka theksuar se BSH ka përfunduar analizën periodike. Fjala e Guvernatorit Fullani
Ekonomia po përballet me sfida të mëdha,me sfida të mëdha me natyrë ciklike dhe strukturore. Dobësia ciklike e kërkesës agregate kufizon rritjen ekonomike të vendit në afatshkurtër dhe afatmesëm, ndërsa zgjidhja e problemeve strukturore do përcaktojë zhvillimin afatgjatë të tij. Përballimi kërkon aksion të përbashkët, të koordinuar, largpamës, optimist”, ka theksuar Fullani.
Sipas Fullanit, zhvillimi i vendit është në fazë delikate. "Kërkesa agregate dobëson zhvillimin e vendit, i cili nuk arrin të vërë në përdorim të plotë kapacitetet prodhuese të vendit. Ritmet e zhvillimit janë ngadalësuar. Kërkesa agregate e dobët dhe në reflektim të ndadalësimit të të ardhurave. Ka aftësi të kufizuara për t'i dhënë impulse të qëndrueshme rritjes së zhvillimit të vendit. Shpenzimet publike janë të kufizuara nga kërkesa e hapësirës fiskale si pasojë e rritjes së borxhit publik", ka analizuar Fullani.
Ai ka shtuar më tej se "ekonomia është një mekanizëm kompleks dhe i ndërvarur. Faktorët kanë sjellë ngadalësim të tregut të punës dhe kanë rritur presionet mbi njerëzit. Opinioni i Bankës kërkon, që kjo situatë do politika makro-ekonomike stilumuese. Ka si parakusht të domosdoshëm ruajtjen e balancave makro-ekonomike. Stimulimi makro-ekonomik duhet të marrë parasysh ekulibrin financiar të vendit, të jemi sa më të shëndetshëm finaciarisht".
Fullani ka bërë të ditur se BSH propozon 4 kolona për daljen nga situata: 1) Politika makro-ekonomike dhe ndjekja e politikave ekonomike stimuluese; 2) zbutja e pasigurisë në ekonomi; 3) vazhdimi i reformës strukturore dhe 4) konvergjencë me BE-në. Ai referoi dhe masat që ka marrë banka, një nga të cilat ulja e normës së interesit në hapësira minimale historike.
RAMA: KRIZA KA PREKUR GJITHË VENDIN, POR JO BANKAT
"Sistemi bankar është një protagonist i rëndësishëm i zhvillimit, që sot është në gjendje ta përballojë dallgën e fortë të një krize ekonomike, që është shtrirë në gjithë hapësirën e zhvillimit ekonomik të vendit, por nuk e preku këtë sistem. Dua të theksoj faktin se sot kemi çerekun e kredive si kredi të këqija dhe një shumë aspak irrelevante si shuma që përbën këto kredi të këqija, pa dyshim para nevojës për të ndërmarrë hapa të rëndësishëm, kurajozë dhe të domosdoshëm për të kapërcyer një situatë, që nuk duhet të rëndohet më tej.
RAMA: ME BANKIERËT, KËSHILL EKONOMIK KOMBËTAR
"Sistemi i bankave të nivelit të dytë përbën 80% të rritjes ekonomike të vendit. Bankat janë partnerë të domsdoshëm dhe të pazëvendësueshm të qeverisë. Kemi vullnetin e plotë për një partneritet solid. Duam të ndërtojmë strukturë të ndërmjetme mes qeverisë dhe botës së sipërmarrjes, një Këshill Ekonomik Kombëtar, ku pjesëmarrja e shoqatës suaj është e domosdoshme. Ky këshill do të jetë si një tryezë e përbashkët në një periudhë të historisë sonë, ku sfida është më shumë se kurrë e përbashkët për të përballuar krizën, që ka rënduar ekonominë e shqiptarëve dhe financat. Jemi shumë të vullnetshëm për të ndërmarrë hapat për konsolidimin fiskal, që së pari të kurojmë me recetën e duhur financat publike dhe të krijojmë sa më shpejt dhe sa më shumë hapësirë për të kredituar ekonominë".
RAMA: KEMI GJYSMË TË VËRTETA PËR TRANSPARENCËN E KRIZËS
"Jemi shumë të interesuar dhe shumë të vendosur, që të bëjmë në këtë fazë që e gjithë e vërteta të dalë në pah. Jetojmë në një gjysmë të vërtetë se shumë nga të dhënat e procesit qeverisës nuk janë pjesë e asaj transparence të domosdoshme për të përballuar krizën që kemi rreth e rrotull dhe kam përshëndetur nismën e guvernatorit për të nxitur programin e ekspertizës së sistemit financiar, me FMN duke pritur me padurim".
RAMA: INSTAT, INSTITUCION I PABESUESHËM, I KONTROLLUAR DIREKT NGA BERISHA
"Por rezultatet nuk ezaurojnë gjithë nevojën për auditim të plotë, ndaj do ndërmarrim një hap plotësues për të kërkuar nga një kompani auditimi ndërkombëtare, që të na ndihmojë për gjithë të vërtetën. Kemi filluar punën, kontaktet e para për pavarësimin e INSAT. Sot INSTAT është institucion i pabesueshëm, i kontrolluar drejtpërdrejt nga kryeministri. Duhet të shkëputet nga tutela e qeverisë".
RAMA: TË NJOHIM KRIZËN E SISTEMIT ENERGJITIK, ËSHTË E THELLË
"Të njohim krizën e sistemit të menaxhimit të krizës së energjisë. Krizë e thellë. Për publikun situatë e pashpërthyer në shtëpitë e njerëzve. Një sfidë që qeveria duhet ta përballonte duke e ndarë hapur me të tjerët. Nëse duam të kalojmë në një fazë të re të zhvillimit të vendit dhe transformim rrënjësor, kjo s’mund të ndodhë pa një partneritet dhe aleancë dhe pa bashkuar gjithë forcat pavarësisht dallimeve politike, të vlefshme vetëm në sallën e Kuvendit dhe jo për të diskutuar dhe vendosur për hapa për fatin e vendit".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)