Mëngjesin e sotëm kryeministri Rama së bashku me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kanë qenë të pranishëm në Kashar për të parë nga afër banesat e prekura nga tërmeti.
Rama është pritur nga banorë të shumtë të zonës së Kasharit, ku u ka bërë thirrje që të bëjnë durim pasi të gjitha gjërat do të rregullohen me kalimin e kohës.
"Do ti rregullojmë të gjitha. Jemi mërzit pak por do t'i rregullojmë të gjitha" tha Rama
Ndërkohë në video shihet edhe një banesë e dëmtuar rëndë ku ka një çarje të madhe në kollonë. Këtë e ka vërejtur edhe kryeministri Rama i cili ka thënë se kjo është një çarje tipike që nuk ndërtohet dot më.
"Kjo është çarja tipike që nuk bëhet më" tha Rama, teksa shikonte çarjen e murit.
Ndërkohë kreu i bahskisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë me dije se janë ngritur 15 grupe pune që po inspektojnë banesat e prekura nga tërmeti në Tiranë. Sipas Veliaj 20 pallate janë nxjerrë të pabanueshëm dhe familjet janë evakuuar.
"Sot në Tiranë kemi bërë 15 grupe inxhinierësh. Me kolegët që keni sjellë ju nga jashtë që të marrin një opinion të dytë. Do të vëzhgohen të gjitha pallatet. Sigurisht që merr kohën e vet. Një pallat merr 1 orë e gjysmë 2 orë. 20 pallate kemi marrë vendimin për evakuim. Godinat në institut në Qytet Studenti. Në fshat kemi instaluar 160 çadra industriale me paketë dimërore. I kemi ndarë në dy kategori. Kur ka tokë dhe bagëti, do tua ribëjmë shpinë atyre. Ndërsa për të tjerët do të bëjmë propozimin për të ardhur në Yzberisht psh, Ose e rindërtojmë këtu ose në Tiranë." tha Veliaj.
Ndërsa Rama ka thënë se banorët duhet të zgjedhin vetë nëse do të jetojnë aty ku kanë qenë apo të bëhen me një shtëpi në Tiranë.
"Ata që se kanë tokën është vështirë për ta rindërtuar në tokë tjetër. Kështu që ne do ta bëjmë të gjithën. Duhet pak durim . Nuk është fundi i botës për një plasje. Rregullohen, por duan kohën e vet edhe ata. prandaj kemi marrë ekspertë të huaj. Me vulë e firmë." shtoi Rama.
Lajmi kryesor: