Kryeministri Edi Rama prezantoi "Paktin për Universitetin" te studentët e Universitetit "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan. Duke i informuar për 12 pikat e miratuara nga qeveria në mbledhjen e fundit të 2018-ës, të cilat përmbushin në tërësinë e tyre pjesën më të madhe të tetë kërkesave, Rama tha se të gjithë studentët e sistemit Bachelor po përfitojnë përgjysim të tarifave, ndërsa ekselentët dhe ata që vijnë nga familjet në nevojë, nuk do kenë asnjë tarifë studimi për të paguar. Kryeministri theksoi gjithashtu se universitetet kanë tentuar të miratojnë tarifa edhe më të larta studimore, por nuk i ka lejuar qeveria duke vendosur një tavan.
Ai deklaroi gjithashtu se universitetet dhe konviktet e reja në vend do ndërtohen me koncesion. Rama iu referua pikërisht anulimit të PPP-së për rrugën Thumanë-Kashar, fondet e të cilës, prej rreth 300 mln euro, do shkojnë për Paktin e Universitetit dhe do investohen në universitete dhe konvikte të reja.
Edi Rama premtoi nga Elbasani Universitet të ri për studentët e "Aleksandër Xhuvanit". Sipas kryeministrit, projekti do realizohet me PPP dhe do përfundojë për pesë vite. "Më tha rektori që e kemi gati projektin e ish-kirurgjisë. I thash: ju keni dhe konviktet problem. Pra universiteti duhet të administrojë konviktet në Elbasan, Vlorë, Shkodër apo Gjirokastër dhe çdo qytet. I thash: këtë projekt duhet ta integroni bashkë me projektet e konvikteve dhe çfarë keni nevoja të tjera dhe t'i bëni në një projekt dhe shuma që do të jetë për Universitetin e Elbasanit do të futet në programin e infrastrukturës universitare që do të bëhet me të njëjtën skemë si Thumanë-Kashari, por jo rruga atje por programi kombëtar për infrastrukturën e universiteteve. Këtë do ta bëjnë të gjithë ministritë që kanë në patronazh të gjithë universitetet”, u shpreh Rama. Ai shtoi më tej se: “Do i themi sipërmarrjeve që kemi x projekte dhe programe dhe urdhëroni. Kush janë sipërmarrjet që janë të gatshme të vijnë dhe t'i bëjnë këto projekte. Ju do merrni universitetin e ri në 5 vjet, ndërkohë që pagesa do të bëhet në vitet në vijim. Më thonë pastaj pse bën ironi në instagram. Po të bësh humor me ata është gjëja më serioze”, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama foli nga Elbasani për ndërtimin e universiteteve dhe konvikteve të reja sipas formulës së partneritetit publik privat. Kreu i qeverisë iu referua edhe anulimit të koncesionit të rrugës Thumanë-Kashar, nga ku rreth 300 mln euro fonde, do shkojnë për Paktin për Universitetin dhe do të investohen në konvikte dhe universitete. "Keni dëgjuar dhe reagimin për anulimin e koncesionit të Thumanë-Kashar dhe deklaratat që s’ka lekë. Kur do behej rruga ishte një vjedhje shumë e madhe, dhe po vinin bujën se do vidheshin 300 milion. Tani thonë që s’ka lekë. Në fakt as do vidheshin, se skema e partneritetit që është një mjet propagande për një mekanizëm financimi krejt normal. Quhet Partneritet Publik Privat pse? Sepse sektori publik përmes qeverisë i kërkon sipërmarrjes private që të nënshkruaj një bashkëpunim, ku sipërmarrja nuk merr para, por hedh paratë e veta, por sigurisht të marrë para në një afat kohe shumë më të gjatë. Zgjodhëm anulimin e Thumanë – Kasharin se ishte puna me volumin më të madh. Dhe këtë volum do ta kalojmë te Pakti për Universitetin", tha Rama.
Gjatë bashkëbisedimit me studentët në Elbasan, Rama tha se universitetet kanë tentuar të miratojnë tarifa edhe më të larta studimore, por nuk i ka lejuar qeveria duke vendosur një tavan.
Policia ndërhyn kur e kërkojnë universitetet. Po nuk e kërkuan nuk ndërhyn. Tarifat sot janë nën kosto. Kushton më shumë një student sot sesa ato tarifa. Tarifat i ka vendosur Universiteti. Dhe çka ka bërë qeveria është të vendosë tavanin dhe të thotë s'mund të shkosh më sipër sepse krijohen probleme. Nëse nuk do vendosnim tavanin, tarifat do të ishin më të larta. Kjo për arsye llogarie. Një arsim cilësor lidhet edhe me sa paguan. Por qeveria e ka detyrim të mbështesë studentët që vijnë nga familjet në nevojë.
Edi Rama, kryeministër
Numri i madh i studentëve të degës së gazetarisë në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan ka marrë edhe vëmendjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë bashkëbisedimit me studentët të cilët i informoi për 12 pikat e ofruara nga qeveria përmes Paktit për Universitetin, Rama tha se vend po vuan mungesën e profesionistëve në fusha të ndryshme. "Janë 100 studentë gazetarie në një vit. Për katër vjet, 400 gazetarë. Ku? Në Elbasan... Në cilin kazan do shkoni? Do na shkatërroni. Do bëhet një kazanhane e madhe. Si do vijë dita që kazani të fillojë të marrë formë prej mermeri, ju po e bëni llamarinë komplet", tha Rama me batutë.
Ziti Eana hiq dore nga koncensiobet , se hane forma ne antiekonomike dhe me abuxive qe mund te ndjeke nje qeveri . Koncensionet kane te keqen e nadhe se riskun e mban shteti ,dhe me e keqa akumulon fondet publike ne pak duar dhe per rrjedhim nuk ka efekt ne shtimin e numrit te konsumatoreve pra ne rritjen e nivelit te mireqenies se popullit . Eleminimi i rolit te shtetit ne mirembajtje dhe administrim te veprave publike eshte politike ekonomike super e dhathte dhe asoak e majte ise socualiste . Ju zoti Rama si mbrojtes i PPP jeni socialist ?
Përgjigju