Rama me studentët në Vlorë: Markët donin të bënin revolucion duke ngritur karriget me këmbë përpjetë

Kryeministri Edi Rama takimet dy ditore në Vlorë i nisi sot me një dëgjesë me studentët e Universitetit “Ismail Qemali” mbi 'Paktin për Universitetin'. Kreu i qeverisë diskutoi me studentët mbi zbatimin e vendimeve që mori qeveria pas protestës së studentëve. Ndërkohë që nuk la pa 'thumbuar' edhe grupin e pedagogëve që protestuan duke kundërshtuar ligjin e arsimit të lartë.

'Qeveria nuk është nënë e babë, qeveria ka detyrat e veta dhe nuk i ka të gjitha dhe nuk i bën të gjitha. Jam i lutmur të bëj edhe sektretarin e univesitetit në zyrën time, edhe në 2 të natës. Në 2 të natës vjen mesazhi 'o daku, cfarë do të bëhet me tarifat'. Unë u përgjigjem të gjithave, por për disa gjëra duhet të japë përgjigje rektori.

Ata që nuk i kanë marrë akoma lekët e bursës apo nuk u është përgjysmuar tarifa, kjo është për shkak të dokumentacionit që duhet të vijë nga universiteti, ky është një tjetër cmim që pjesa dërruese u paguan atyre që u bllokuan klasat dhe do të bënin revolucion duke ngritur bankat dhe karriget me këmbë përpjetë dhe e gjitha që bënë ëshë që dëmtuan procesin. Fondet aty janë nuk është se do të digjen". Gjatë diskutimit me studentët Rama nuk i kurseu batutat edhe për atë që ndodhi ditën e enjte në Kuvend. 'Unë i mbaj të gjitha, unë mbajë edhe bojë, jo më llafe' deklaroi ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:44
Marrëveshja financiare për 'Air Albania'/ Rama: Përgjigje për ata që thanë se dështoi

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe Drejtori i Bordit dhe Komitetit Ekzekutiv të Turkish Airline, İlker Aycı firmosën sot nënshkrimin e marrëveshjes financiare tripalëshe për 'Air Albania'. Kryeministri Edi Rama nga Vlora komentoi firmosjen e marrëveshjes duke sulmuar edhe ata që u shprehën se projekti dështoi.

"Sot është firmosur marrëveshja financiare dhe është e pamundur që t'u shkosh pas të gjithëve dhe t'u jap përgjigje, por është e nevojshme që të kuptohet që projektet duan kohë. Air Albania, gjithë këtë kohë që cfarë nuk u tha dhe nuk u bë, kompania ka pasur procedurat e testimeve dhe legale të brendshme dhe të autorizimeve ndërkombëtare.

Është përfunduar procesi i nënshkrimit të marrëveshjes financiare dhe për kohën që vjen shpresoj në një kohë të arsyeshme do të merret certifikimi i kompanisë dhe pastaj do të hyhet në procesin e marrjes së gjithë dokumentacionit për fluturimet ndërkombëtare në Europë, për të cilat kemi marrë një përgjigje pozitive për strukturën dhe aspektet teknike" tha Rama.

Ora 15:42
Qëndresa e pedagogëve, Rama: Sharlatanët kanë frikë nga vlerësimi i titujve

Kreu i qeverisë ka 'thumbuar' sërish grupin e pedagogëve që kundërshtojnë ligjin e arsimit të lartë, mes të cilëve është edhe Mark Marku. Rama përsëriti sërish se pedagogët kanë frikë nga vlerësimi i titujve akademikë.

"Mark Markët nuk kanë lidhje me atë që thonë, por përpjekjen që do të shkojë duke u bërë më agresive për t'iu shmangur verifkimit të titujve, që janë një nga arsyet që investimet tuaja nuk përkthehen në vlerën që meritojnë. E dyta ndalimi i tregtisë së librave të pedagogëve që në këmbim të notës duhen blerë dhe e treta vlerësimi i pedagogëve nga studentët. Këta që u përpoqën që ta zgjasnin protestën, pa marrë përgjegjësinë që kanë për të dhënë mësim për cdo student, nuk e thonë kur dhe si duan të bëhet vlerësimi i titujve akademikë dhe të tjerat.

Nuk e thonë sepse kur iu dëgjojnë veshët që VKM-të janë antikushtetuese, kjo lidhet me faktin se nuk i duan vendimet që lidhen me këtë cështje. Vlerësimet e titujve nuk i takon qeverisë që ta bëjë por universiteti. Në mars dhe në prill shumë shpejt do të jetë si kontratë me drejtuesit dhe me ju, studentët që duan ta firmosin këtë pakt dhe ta ndjekin realizimin e tij. Një pjesë e maskuar nuk janë doktorë shkencash, por sharlatanë" tha Rama.  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës