Mini Shengeni ballkanik/ Rama merr pjesë në Samitin për Zbatimin e katër lirive të Bashkimit Europian në Ohër- AXHENDA

Mini Shengeni ballkanik/ Rama merr pjesë në Samitin për Zbatimin e katër lirive të Bashkimit Europian në Ohër- AXHENDA

Edi Rama

OHËR- Kryeministri Edi Rama do të jetë në Ohër të Maqedonisë në datë 9 nëntor ku do të marrë pjesë në samitin për Zbatimin e katër lirive të Bashkimit Europian. Të shtunën e 9 nëntorit Rama do të jetë i pranishëm në darkën e shtruar nga presidenti Stevo Pendarovski. 

Ndërsa ditën e dielë do të mbahet Samiti i cili do të pasohet nga konferenca për shtyp në orën 12:00.

Samiti do të mbahet në kuadër të përgatitjeve për krijimin e një 'Minishengeni' ballkanik mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, i cili pritet që të vihet në jetë brenda vitit 2021.

 Sipas  kryeministrit Rama brenda këtij viti levizjet e lira mes këtyre vendeve të Ballkanit Perendimor nuk duhet të shihet më si një aspiratë por duhet të bëhet realitet.

Më anë të kësaj dakordësie në Novi Sad mes tre vendeve, do të krijohet mundësia që qytetarët të kalojnë kufijtë vetëm me kartë identiteti.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve