Rama mesazh 'matrapazëve' dhe 'armiqve të reformës': Jeni turpi dhe mallkimi i vjetër më shumë se një shekullor i Shqipërisë

 

Për herë të parë, kryeministri Edi Rama, me një mesazh publik drejtuar qytetarëve, ka reaguar në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimi e një prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, siç edhe ai e quan, ish-ministrin Arben Ahmetaj.

Në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama kishte dhe një mesazh kundërshtarët e reformës në drejtësi.

Ndërsa të tjerëve atyre që  njihen botërisht si armiqtë e reformës për drejtësi apo matrapazë publikë të luftës për drejtësi që janë në një garë të ethshme mes vedit për gjak, për baltosjen tonë nga të katër anët apo vetëngushëllim teksa era e nënvedit po i mbyt nga frika e drejtësisë u them se i mëshiroj dhe i mirëpres me durimin më të madh gjylet e baltës së tyre. Ata që duhej të ishin opozita e këtij vendi janë turpi dhe mallkimi i vjetër më shumë se një shekullor i Shqipërisë. Fatmirësisht nuk habisin askënd, mëkatarë të mëdhenj apo shpirtra të ndyrë me të cilët merret populli shqiptar si askush tjetër sa herë që dalin të kërkojnë vota, gjithnjë e më të humbur nën peshën e boshllëkut të tyre.


Lajmi kryesor:

Kuvendi i hapi rrugë arrestimit, Rama për Ahmetajn: Na u vu para një dosje voluminoze, gjykata të thotë fjalën e fundit! PS s'mban mbi shpinë askënd që fryn xhepat nga pushteti


S.G/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër