'Punësimet'/ Rama mesazh socialistëve: S'mund të kthehemi në opozitë për shkak të krushqve, hallave e dajave

'Punësimet'/ Rama mesazh socialistëve: S'mund të kthehemi në opozitë për shkak të krushqve, hallave e dajave

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje socialistëve nga Asambleja e PS që të mos ndërhyjnë për punësime në administratë. Mesazhi i fortë i Ramës ishte se PS nuk mund të kthehet në opozitës për shkak të punësimeve të krushqve, hallave, xhajeve apo dhe të afërm të tjerë të socialistëve.

"Fjalët e mia kanë rënë në vesh të shurdhër, qeveria nuk janë ministrat, qeveria e PS janë ata që në përfaqësojnë në territor. Më vjen shumë mirë dhe është një nga gjërat më të mirëseardhura të studentëve që na u dha mundësi që me një vendim qeverie të hapim të gjithë axhendën e punës, qoftë në shërbim të tyre dhe administratës shtetërore për ata me 9 e dhjeta. Harrojeni përfundimisht që do ketë miq, shok, krushq, vëllezër, motra, hallave, dajave, krushq që do futen në administrata.

PS nuk kthehet në opozitë për shkak të tyre, harrojeni, ose bëni një xhest të thjeshtë ikni nga PS. Lërini forumet, karriget, mandate dhe thoni më rregullo mikun, por nëse keni marrë mandat përfaqësimi e keni për të gjithë familjet, për të gjithë ata që u themi vota jote është detyrim im dhe është shumë e mirëseardhur ajo që kanë kërkuar studentët dhe tronditëse ajo që është baza e besimit të tyre nuk besojnë dhe kenë të drejtën të mos besojnë se mësimet do t'u japin mundësi të hyjnë në administratë”, u shpreh Rama. 


Lajmi kryesor:

Rama formatim të thellë në Qeveri, ikin Nikolla, Ahmetaj, Bushati, Gjiknuri, Kumbaro, Peleshi e Qato/ 50% e kabinetit janë gra


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë