Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga lançimi i projektit EU4FoodSafety, një nismë e mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Gjermania që synon forcimin e sigurisë ushqimore në vend.

Sipas Ramës, projekti do të ndihmojë në modernizimin e sistemeve të kontrollit ushqimor, veterinar dhe fitosanitar, ndërsa do të mbështesë rritjen e kapaciteteve laboratorike dhe forcimin e kontrolleve zyrtare.

“Modernizojmë sistemet e kontrollit ushqimor, veterinar dhe fitosanitar në vend, në bashkëpunim me Bashkimin Europian dhe Gjermaninë  Projekti do të mbështesë rritjen e kapaciteteve laboratorike, forcimin e kontrolleve zyrtare dhe përmbushjen e detyrimeve të Kapitujve 11, 12 dhe 13 të negociatave me Bashkimin Europian, duke afruar më tej standardet shqiptare me ato europiane në rrugën tonë të pandalshme drejt anëtarësimit në BE" shkruan Rama 

Sipas tij, nisma pritet të sjellë më shumë siguri ushqimore, cilësi më të lartë të produkteve dhe më shumë besim për qytetarët, ndërsa mbështet edhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

U.D/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Qershor, 21:08

    A e mbështesni protestën kundër investimit në Zvërnec?