Rama: Mjekët duhet të kenë
pagë më të lartë se Presidenti

Rama: Mjekët duhet të kenë<br />pagë më të lartë se Presidenti
Kryeministri Edi Rama në një takim me mjekët, pasi u dha lajmin për rritjen e pagave nga data 1 mars 2017 u shpreh se nuk mund të kemi shërbim dinjitoz nëse nuk shpërblejmë mjekët dhe infermierët.
 
Sipas kryeministrit kushtet e punës dhe shpërblimi janë larg së qeni në ato nivele ku mund të kërkohet shumë herë më tepër cilësi në shërbim, por në 3 vitet e fundit gjendja ka ndryshuar.
 
"Sot marrin mesatarisht 390 mijë lekë në muaj, nga 1 marsi do të marrin mesatarisht 450 mijë lekë në muaj infermierët.

Mjekët, sot marrin mesatarisht 690 mijë lekë në muaj, nga 1 marsi do të marrin 780 mijë lekë në muaj.

Rroga e infermierëve rritet me përqindje dhe rroga për gjithë pjesën tjetër që janë nën infermierët, që janë sanitarët e të tjerë, rritet me 35%
”.

Ne e gjetëm shëndetësinë në situatë alarmante. Dua të krahasoj gjendjen e tre spitaleve të Tiranës, QSUT, Trauma dhe Sanatoriumin.
 
Duhet të jesh qorr të mos shohësh ndryshimin që ka ndodhur. Ka mangësi të dukshme, por për herë të parë, ka strategji dhe prioritete.
 
Situata para tre viteve ishte SOS, nuk ishin pamje të Zimbabves, por të QSUT
" tha Rama.

Përsa i përket rritjes së pagave Rama tha se "nuk është pak, por as shumë, ne jemi të vetëdijshëm.
 
Ka qenë çështja që ka mbajtur në fije të perit marrëveshjen me FMN. Nga pikëpamja ekonomike duhet të prisnim vitin e ardhshëm
" tha ai. 
 
Kreu i qeverisë u ndal edhe te mjekët specialistë duke thumbuar edhe Presidentin.
 
"Ata duhet të kenë rrogën më të lartë se edhe Presidenti, që jeton dhe punon në Tiranë dhe del nga Tirana shumë rrallë" deklaroi ai.
 
Kreu i qeverisë ironizoi edhe Berishën duke thënë se sipas tij gjatë tetë viteve të qeverisjes së djathtë rrogat për mjekët dhe infermierët u rrit me 160%.
 
Natyrisht ne e dimë që ai punon me një zero më shumë gjithmonë, por edhe duke e ulur nga 160% në 16% prapë nuk del hesapi”, tha Rama.

Në fund kryeministri theksoi se duhet të kenë autonomi spitalore, por kjo është një çështje sipas tij e mandatit tjetër qeverisës.

Fjala e Ramës me mjekët
'Raporti i bluzave të bardha me publikun vazhdon të mbetet i vështirë.
 
Kushtet e punës dhe shpërblimi janë larg së qeni në ato nivele ku mund të kërkohet shumë herë më tepër cilësi në shërbim.
 
Përmbysja e perceptimit te arsimi dhe te shëndetësia është shumë më e ngadaltë se te policia.
 
Raporti i publikut tek këto tre figura është i ndjeshëm. Jetët që shpëtoi janë të shumta.
 
Një jetë e humbur gjatë procesit përbën lajm tronditës, duke dhënë një goditje shumë të madhe.
 
Të jesh mjek, mësues apo polic është shumë e vështirë, pasi mbart një kosto morale të krijuar në shumë vite, e cila është jashtëzakonisht e vështirë për t'u shlyer në një kohë të shpejtë.
 
Në Gjeorgji, perceptimi për të gjithë sektorët ishte pozitiv, ndërsa më pak pozitiv ishte për shëndetësinë.
 
Duke i dëgjuar BB dhe gjeorgjianët, konkluzioni ishte që lufta me perceptimin e korrupsionit është më e gjatë sesa lufta me atë pjesë të fenomenit e bën një shoqëri të ndjeshme.
 
Mos besimi te shëndetësia ka një hark kohor shumë të gjatë. Shëndetësia, jo thjeshtë shërbim publik, por që ka të bëjë më jetën.
 
Ne e gjetëm shëndetësinë në situatë alarmante. Dua të krahasoj gjendjen e tre spitaleve të Tiranës, QSUT, Trauma dhe Sanatoriumin.
 
Duhet të jesh qorr të mos shohësh ndryshimin që ka ndodhur. Ka mangësi të dukshme, por për herë të parë, ka strategji dhe prioritete.
 
Dyshemetë e spitaleve, zonë arkeologjike e korrupsionit në Shqipëri dhe paaftësisë për të administruar.
 
Situata para tre viteve ishte SOS, nuk ishin pamje të Zimbabves, por të QSUT ku nuk kishte mungesë aspirinash.
 
Nuk e kemi zgjidhur problemin e mjekëve specialistë jashtë Tiranës, por kemi vendosur një mln lekë plus për ata dhe përsëri duam ta rishikojmë.
 
Duhet të kenë rrogën më të lartë se edhe Presidenti, që jeton dhe punon në Tiranë dhe del nga Tirana shumë rrallë.
 
Në tre vite nuk rritëm rrogat, por hoqëm taksat. Logjika e taksës së sheshtë ishte e tillë; taksohej me shumë Mentor Petrela se Sali Berisha.
 
Me heqjen e taksës së sheshtë, me paratë e shtuara është rritur konsumi.
 
150 mln Dollarë në vit hiqeshin nga buxheti për të mbushur gropën e hajdutërisë dhe mos pagesës.
 
Infermierët sot marrin 390, nga 1 marsi 2017 do të marrin 450 mijë lekë.
 
Mjekët sot marrin 690 mijë lekë, ndërsa nga 1 marsi 2017 do të marrin 780 mijë lekë.
 
Nuk mund të kemi shërbim dinjitoz nëse nuk shpërblejmë mjekët dhe infermierët.
 
Duhet të kenë autonomi spitalore, pasi ministrisë nuk duhet të bëjnë tendera fare, por kjo është një çështje e mandatit tjetër.
 
Rritja e pagave nuk është pak, por as shumë, ne jemi të vetëdijshëm. Ka qenë çështja që ka mbajtur në fije të perit marrëveshjen me FMN. Nga pikëpamja ekonomike duhet të prisnim vitin e ardhshëm, por nga ana tjetër.
 
Mbështetje e dhënë në shumicë për reformat, nuk mund të merret gratis.
 
Kemi hedhur shumë para në lumin e marrëzisë. Në kohën e Skënderbeut, se nuk po shkojmë më përpara se na mërziten grekët, shqiptarët nuk ndërtonin te toka që u jepte bukë, pasi i bie që të ishin më të paditur
 
Me aq shumë juristë sa kemi ne, duhet të kishim mendim jurdik, duhet të vinin amerikanët të na thonin na jepni, dhe të eksportonim mendim juridik, por mirë që nuk eksportojmë, por duhet të importojmë ambasadorë dhe të dreqin e të birin për të shpëtuar nga këta, që i rritëm vetë. 




dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Karuseli përfshihet nga flakët gjatë një festivali, 20 të plagosur (VIDEO)

Gjermani/ Karuseli përfshihet nga flakët gjatë një festivali, 20 të plagosur (VIDEO)