TIRANE - Dy aleatët e mëdhenj të kësaj mazhorance Edi Rama dhe Ilir Meta kanë hedhur poshtë zërat për ftohje mes tyre dhe përçarje të koalicionit. Pas mbledhje së gjatë të njësisë së koordinimit të koalicionit në rezidencën qeveritare, kryeministri Rama ka deklaruar se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme ndërsa kryetari i kuvendit Ilir Meta është shprehur se koalicioni PS-LSI është solid.
Referuar dorëheqjeve të ministrave kreu i qeverisë garantoi se nuk do të ketë ndryshime në qeveri si iniciativë e tij por ama ai nuk mund të pengojë ministrat të japin dorëheqjen nga posti që mbajnë
Në takimin e mbajtur këtë të premte sipas kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit u diskutua për progres raportin, reformën në drejtësi por edhe buxhetin e viti 2016. Përveç Ramës dhe Metës në takim ishin ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, deputeti Erjon Braçe, ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, kryetari i komisionit te posaçëm për reformën në drejtësi Fatmir Xhafa po ashtu edhe dy krerët e grupeve parlamentare.
Prononcimi i Rames pas takimit
Jemi edhe në fund të një viti dhe në prag të një buxheti të ri dhe kemi diskutuar edhe për ecurinë e disa sektorëve, do të vazhdojmë të diskutojmë edhe për ecurinë e sektorëve të tjerë për të garantuar një rritje të cilësisë së qeverisjes, si një qeverisje e koalicionit dhe mos prisni asgjë tjetër përveçse forcim të mëtejshëm të linjës së reformës, vendosmëri edhe më të madhe për të çuar reformat përpara dhe konsolidim të këtij koalicioni.
Ju ku ka kërkuar zoti Meta ndryshime në qeveri?
Edhe një herë tjetër, mos prisni asgjë nga ato që fantazoni, nga ato që komentoni dhe nga ato që analizoni vetë në këtë aspekt. Janë të gjitha fantazi që nuk kanë lidhje me realitetin.
A parashikohet në buxhetin e ardhshëm që të ketë zgjedhje?
Zgjedhjet e parakohshme janë pjesë e kësaj fantazie.
Zoti Rama, thatë që do të forcojmë reformat. A është i fortë koalicioni po aq sa do të forconi reformat?
Forcën e koalicionit dhe të qeverisjes së koalicionit e përcaktojnë rezultatet, e përcakton ecuria e reformave dhe e përcakton niveli i progresit të bërë. Referojuni kujt të doni, referojuni Progres-Raportit, referojuni marrëveshjes me FMN-në, referojuni suksesit të Eurobondit, referojuni Bankës Botërore, referojuni të dhënave të tjera, të gjitha tregojnë se reformat kanë filluar të japin rezultatet e para, por kush ka pritur që reformat të japin të gjitha rezultatet brenda dy vitesh nuk kupton asgjë dhe nuk i ka thënë një herë punës mirëmëngjesi.

(Kryeministri Rama gjatë deklaratës për mediat pas takimit)
Në rastin e Naços, sa herë ju pyesnim për ndryshime në qeveri keni deklaruar se i sajonim ne. Dhe, rezultoi që flitej për ndryshime në qeveri. Zoti Meta, të paktën jua bëri fakt të kryer duke ardhur me zotin Naço në zyrën tuaj....
Kjo është fantazi, kjo nuk ka ndodhur dhe është në vazhdën e asaj që thashë, për fat të keq. Ka qenë ministri i Drejtësisë që ka dhënë dorëheqjen, ka shprehur edhe arsyet e dorëheqjes, e kam falenderuar për punën e bërë dhe është zgjedhur menjëherë ministri tjetër për t’i dhënë një shtytje më të fortë procesit të Reformës në Drejtësi në radhë të parë dhe të gjithë proceseve që kanë të bëjnë me Ministrinë e Drejtësisë. Unë kam thënë që nuk bëj ndryshime në qeveri, por nuk kam thënë që asnjë ministër, asnjëherë nuk ka të drejtë të rikonsiderojë pozicionin e tij dhe të japë dorëheqjen.
Zoti Rama, në fakt janë larguar deputetët e LSI për dy seanca rresht nga Parlamenti? Si e komentoni ju këtë?
Kjo është një tjetër fantazi, sepse unë nuk mendoj që ka ndonjë arsye për të folur për të tilla broçkulla që lidhen me qëndrimin e deputetëve gjatë seancave të gjata. Se si është raporti dhe se çfarë qëndrueshmëria ka koalicioni në Parlament e tregojnë votimet dhe nuk e tregon prezenca gjatë drekës apo pas drekës.
Jeni i gatshëm të bashkëpunoni me zotin Manjani duke pasur parasysh se çfarë ka deklaruar në të shkuarën për ju. Mendoni që nuk kishte njeri tjetër LSI për të propozuar për vendin e ministrit të Drejtësisë?
Zgjedhja e ministrit të Drejtësisë është një zgjedhje që absolutisht është bërë me vullnetin tim të lirë dhe të plotë.
Zyrtarë të lartë të LSI-së kanë thënë në fakt se nevojiten të tjera ndryshime.
Edhe një herë, kur të pyesni të tjerët dëgjoni të tjerët. Kur më pyesni mua unë mund t’ju them vetëm atë që mendoj unë dhe përgjithësisht për të mos thënë 100% dhe gjithmonë keni mbetur të zhgënjyer kur keni pritur që unë të them një gjë dhe të ndodhë një gjë tjetër. Kjo nuk ndodh!
Çfarë keni diskutuar sot për Reformën në Drejtësi, pamë disa ministra që morën pjesë?
Ministrat kanë qenë për sektorët e tyre, për reformën në drejtësi kemi diskutuar për t’i dhënë një shtytje të re procesit dhe për të krijuar të gjitha kushtet që në planin e tryezave të dialogut që çelen sot të ketë sa më shumë gjithpërfshirje nga grupet e interesit dhe sigurisht të ketë sa më shumë transparencë për publikun, pasi tani është faza ku produkti i ekspertëve fillon shpaloset përpara publikut, shpaloset përpara grupeve të interesit për ta bërë atë një produkt të përbashkët sepse reforma sigurisht ka skuadrat e veta, por është një reformë, dhe sidomos kjo në drejtësi, që ne do ta bëjmë bashkë me shqiptarët.
Prononcimi i Metës për gazetarët
Z. Meta çfarë u diskutua sot në takim me Kryeministrin Edi Rama dhe anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar?
Besoj se ishte një takim shumë i dobishëm. Duke dëgjuar edhe vërejtjet tuaja për mungesën e takimeve gjatë muajit gusht, ne po intensifikojmë takimet tani në fund të vjeshtës dhe në fillim të dimrit. Natyrisht që sot një temë shumë e rëndësishme ishte diskutimi për Progres-Raporti dhe të gjitha angazhimet që duhen ndërmarrë për t’iu përgjigjur të gjitha shqetësimeve që ka ky Progres-Raport, sidomos në sektorë më të rëndësishëm, ku janë ndërmarrë dhe një sërë reformash që duhet të japin rezultate dhe më të prekshme.
Z. Meta si po shkon koalicioni mes LSI-së dhe PS-së?
Mendoj që ky është një koalicion shumë i qëndrueshëm dhe është një koalicion që po funksionon në mënyrë mjaft konstruktive dhe të dobishme. Problemi ynë është se, kur nuk takohemi për shkak të pushimeve, ju gjithmonë konstatoni se ka krizë në koalicion. Por edhe ku takohemi në mënyrë të vazhdueshme, ju përsëri duke dëgjuar thirrjet e Doktorit nga “Facebook”-u, merrni ngarkesat e diskutimeve për probleme të koalicionit...
...Edhe kur largohen deputetët e LSI-së nga seanca plenare?
Kjo është një vërejtje për z. Braho. Mendoj se qëndron, sepse është nga më të rregulltit. Por absolutisht që edhe këtë shqetësim do ta kemi në konsideratë që të ketë një prezencë sa më të madhe të deputetëve gjatë gjithë kohës që zhvillohen punimet.
Do të kërkoni ndryshim të tjera në qeveri, të paktën të ministrave që janë të LSI-së dhe a u diskutua një gjë e tillë në takim?
Diskutimi mbi Progres-raportin dhe dinamikat mbi reformat që janë ndërmarrë dhe që kërkohen për të ardhmen kanë qenë temat kryesore. Lidhur me ndryshimet në qeveri, është bërë një traditë, sipas të cilës që në ditën e parë që bëhet qeveria fillon të flitet për ndryshime. Në rast se i referoheni rastit të z. Naço, mendoj se ka qenë një dorëheqje e tij, teksti i të cilës është bërë publik. Pastaj, sa i takon shpifjeve të tjera, më duken fare pa kuptim. Thuhet pse u bë z. Manjani ministër, kur dihet që ai ishte zv.ministër me të njëjtin Kryeministër, pra me z. Rama, dhe dihet që është një ekspert shumë i mirë në fushën e drejtësisë, ashtu sikurse është një figurë publike mjaft aktive. Natyrisht që çdo lëvizje apo ndryshim është bërë në konsultim me Kryeministrin, sipas Kushtetutës atij i takon të ndërmarrë vendimet kryesore.
Z. Braho ka deklaruar ndryshe nga ju se është e nevojshme të ketë impulse të reja, madje shumë shpejt brenda dhjetorit...
Nëse z. Braho si Kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare ka informacione të veçanta, të rezervuara, të cilat nuk i ndan as me mua kjo është tjetër çështje, por akoma më thellë, sepse z. Braho është sa i LSI-së aq edhe i PS-së dhe është një garanci për funksionimin e koalicionit. Kështu që shpresojmë që gjithë Qeveria, Parlamenti, të gjitha institucionet t’i përgjigjen Progres-Raportit me një angazhim akoma më të vendosur, më konkret dhe më rezultativ. Ky ka qenë edhe qëllimi kryesor i takimit të sotëm.
Z. Meta, në takim ishin edhe tre ministra, z. Tahiri, z. Gjiknuri dhe z. Beqaj, të cilët rastësisht janë ministria më të kritikuar nga opozita. Ju ç’mendim keni për performancën e tyre, të kritikuar dhe të akuzuar për përfshirje në tendera të ndryshëm korruptivë?
Opozita nuk ka lënë ministër pa kritikuar dhe kjo është çështja e saj. Ne në takim kemi qenë për të folur Progres-Raportin, siç e thashë, dhe kemi diskutuar me ministrat për reforma në fushat, që ata mbulojnë të cilët kanë nevojë për një mirëkuptim më të gjerë dhe për një mbështetje sa më të madhe.

Dorëheqje e ministrave të tjerë? Opozita nuk ka lënë ministër pa kritikuar, ishim për të folur për progres raportin.

Pasi ka konsumuar nje kafe me ministrin e dorehequr Nasip Naco, takimit ne vilen qeveritare i eshte bashkuar edhe ministri i ri i Drejtesise Ylli Manjani. Me te mberritur Manjani ka bere nje batute me gazetaret teksa i eshte drejtuar duke qeshur: Ndonjë ndryshim në qeveri?! Me kete ministri i ri i Drejtesise i pergjigjet me humor interesit te vazhdueshem te gazetareve per te mesuar nese do te kete ndryshime te tjera ne qeveri.
Ministrat Tahiri, Beqaj dhe Gjiknuri kane lene te paret takimin. Ata jane tre ministra te vene ne shenjestren e akuzave te opozites. Nderkohe me largimin e tyre, takimit i eshte bashkuar edhe kreu i Komisionit te posacem ne drejtesi, deputeti socialist Fatmir Xhafaj.
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri mbledhjes ne vilen qevitare, eshte takuar me ambasadorin Amerikan në Tiranë, Donald Lu në ambientet e Gardës së Republikës.
Takimet mes dy aleatëve në qeverisje janë intensifikuar kohët e fundit, veçanërisht pas dorëheqjes së ministrit të Drejtësisë Nasip Naço dhe zëvendësimit të tij me Ylli Manjanin, që shënoi ndryshimin e parë në qeveri.

/Shqiptarja.com

VIDEO