Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Kukës ku ka inspektuar punimet që po bëhen në sheshin kryesor të aytetit, atë “Skëndërbej”.Në inspektimin e realizuar ai është njohur me punën e bërë deri tani, në këtë projekt i cili pritet që të realizojë një qendër urbane bashkëkohore.

Ky investim i Fondit të Zhvillimit të Rajoneve dhe Qeverisë Shqiptare pritet të transformojë qëndren e Kukësit.

edi rama ne kukes

Punimet për ndërtimin e tij kanë filluar në muajin korrik të këtij viti dhe parashikohet një rivatilizim i sheshit por edhe lulishtes e cila është në afërsi të saj, si i vetmi park që ka qyteti për shëtitje nga banorët.

Fondi i akorduar për këtë projekt kap shifrën e rreth 130 milion lekëve dhe pritet të përfundojë në janarin e vitit të ardhshëm.

edi rama ne kukes

Ky është projekti i dytë që Kukësi si qytet përfiton nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, pas zbatimit me sukses të projektit me vlerë 30 milion lekë të financuar në vitin 2014, që mundësoi rikonstruksionin e plotë të tre segmenteve rrugore të qytetit të Kukësit.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)