Qeparoi ishte ndalesa e radhës e Kryeministrit Rama, ku i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro dhe deputeti i zonës, Koço Kokëdhima inspektoi punimet në ndërtimin e shëtitores buzë detit.
 
Projekti parashikon sistemimin e infrastrukturës nëntokësore, ndërtimin e trotuareve dhe ndriçim.
 
Kryetari i Bashkisë së Himarës theksoi se kësaj zone i kanë munguar investimet nga qeveritë e mëparshme, por falë investimeve të tanishme pamja e zonës po transformohet rrënjësisht dhe banorëve po u krijohen mundësi të rrisin investimet e tyre, në funksion të zhvillimit të turizmit. Gjithashtu, ai shprehu besimin për rritje të mëtejshme të investimeve edhe nga ndarja e re territoriale, ku Himara bëhet një bashki e madhe.
 
Për Kryeministrin Rama këto investime që po realizohen dhe transformimet që po kryhen do të jenë në funksion të turistëve që këtë sezon veror, por njëkohësisht, u japin mundësi vetë banorëve të investojnë, gjithnjë, duke ruajtur karakteristikat.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)