Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), ku u mbajt ekspozita “Spaces in Dialogue”.

Rama ndau momente nga aktiviteti, teksa shprrhet se u soll si një arkiv i përbashkët, një udhëtim në 22 vite projekte.

Ekspozita u frymëzua nga vepra e artistit konceptual gjerman Thomas Demand.

“Në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) ekspozita “Spaces in Dialogue”, një udhëtim në 22 vite projekte (2003–2025), të sjella si një arkiv i përbashkët. Projektet konkurruese dhe fituese janë të integruara në skulpturën e sallës, ndërsa botimet origjinale mund të shihen në hapësirën tjetër. Ekspozita frymëzohet nga vepra e artistit konceptual gjerman Thomas Demand, që eksploron kujtesën kolektive përmes hapësirave dhe momenteve të rikrijuara.”, shkruan Rama në rrjetet sociale.