Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të mërkurë pamje nga kantieri i Muzeut Historik Kombëtar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e quan si kantierin e rilindjes së Muzet, që e konsideron si një thesar të rëndësishëm të turizmit kulturor.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga kantieri i rilindjes së Muzeut Historik Kombëtar, një thesar i rëndësishëm i turizmit kulturor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Muzeu mbylli dyert për publikun më 15 mars 2024 dhe sipas njoftimeve zyrtare, do të qëndrojë i mbyllur për një periudhë prej katër vitesh, me rihapjen e planifikuar për më 15 mars 2028.
Komente












..nderto një Kullë tjetër aty në mes,o Mbreti ynë Lakuriq!
Përgjigju