Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me disa foto nga mbledhja e djeshme e përbashkët me qeverinë italiane që u mbajt në Romë. Kreu i qeverisë thekson se ishte një ditë historike për marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë.
“Mirëmëngjes dhe me fotoalbumin nga Roma, në ditën historike të marrëdhënieve tona ndërkombëtare, ku u zhvillua dje mbledhja e parë e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Italisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Dy kabinetet nënshkruan një marrëveshje partneriteti strategjik dhe 15 marrëveshje të tjera në disa fusha si mbrojtja, shëndetësia, siguria e infrastruktura.
Komente











