Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, e cila tregon pamje nga një avion të flamengove që largohen drejt kufirit me Maqedoninë e Veriut.
Rama ka shkruar se video është e realizuar me Inteligjencë Artificiale, gjë që sipas tij tregon se sa lehtë mund të manipulohet opinioni publik, përmes këtyre pamjeve.
Kryeministri theksoi se që të realizosh të tilla video për të manipuluar opinionin publik, duket t’i marrësh njerëzit për idiotë, pasi sipas Ramës, projekti në Zvërnec nuk është realizuar ende, që të trembë flamengot dhe t’i bëjë të largohen nga vendi.
Postimi i Ramës:
Tani o duhet të jesh idiot o duhet t’i marrësh njerëzit për idiotë, që të sajosh të tilla idiotësira me Inteligjencë Artificiale dhe t’ua tregosh njerëzve për të vërteta të kobshme, se jo për gjë, po me këto pamje i bie që flamingot po ikin nga sytë këmbët prej zhurmës tuaj jo prej projektit se projekt s’ka akoma dhe s’ka arritur akoma teknologjia t’i bëjë zogjtë të ndjeshëm ndaj projekteve që s’kanë ndodhur
Lajmi kryesor:
'Zvërneci'/ 'Në fjalorin tuaj me 40 fjalë, 20 i keni sharje', Rama sjell shembullin e ligatinës franceze Camargue: Parajsë e biodiversitetit, njëkohësisht motor ekonomik (FOTOT)







