Kryeministri Edi Rama
TIRANË, 5 mars/ATSH/.- Kryeministri Edi Rama, pas përfundimit të seancës së sotme plenare te Kuvendit, shprehu vendosmërinë e mazhorancës për t'u ndarë përfundimisht nga politika e vjetër e akuzave dhe shantazhit.
"Asgjë nuk na ndal në rrugën e Rilindjes që është edhe rrugë ndarjeje përfundimtare me politikën e vjetër të akuzave, shpifjeve e shantazheve!" u shpreh kryeministri përmes një postimi në Facebook.
Më herët, ndërsa Kuvendi ishte përfshirë nga debatet e ashpra, Rama komentoi në rrjetet sociale se "parlamenti u mor peng për të zhvilluar më tej farsën e skutave që duhet të zbardhen nga prokuroria"./a.s/ /a.ke/











