Rama ‘ndjek’ Tahirin, shkon në mes të dhive në Nivicë, kënga me Golikun: Labëri, jo shaka! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka vijuar postimet në faqen e tij zyrtare në Instagram. Përveç postimeve politike në Facebook, kryeministri e përdor Instagram-in për të ndarë momente nga e përditshmja e tij. Kështu, sot kryeministri ka shpërndarë disa video në Instastory nga krahina e Labërisë. Rama ka shkuar në vendlindjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në Nivicë, një fshat në Kurvelesh që është shumë afër me Gusmarin, nga ku Tahiri na njohu pak javë më parë me oborrin e shtëpisë së familjes së tij. Rama ka postuar çaste nga momentet në Nivicë, ku ka filmuar një kope me dhi, ku dëgjohet zhurma e zileve të tyre. nuk mund të mungonte në këtë udhëtim të kryeministrit, grupi i famshëm i kësaj zone, grupi i Bënçës me në krye Golik Jaupin. Jaupi ishte protagonist i videos ku këndohej në nder të ish-diktatorit Enver Hoxha, bashkë me kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçi.

Rama shkruan: Labëri, jo shaka! Ndërsa në vargjet e këngës thuhet: Labëria ime, malet si supe mbi mëngë, sipër detit të argjendtë.

Për më shumë ndiqni videon

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar