Në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi, Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Zayed” të iniciativave humanitare që kanë dhënë për ata qe kontribuojnë në vendet në zhvillim.

Çmimet u akorduan për projekte dhe organizata që kanë punuar lidhur me përmirësimin e arsimit dhe shkollimit, sigurimin e ujit të pijshëm, mbështetjen e ushqimit për komunitetet në nevojë si dhe për nisma që adresojnë ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë foto nga Samiti, ku takohet me presidentin Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Sipas kreut të qeverisë, presidenti është një mik i madh i Shqipërisë.

“Abu Dhabi – Nisja e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, nën kujdesin e veçantë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, një mik i madh i Shqipërisë”, shkruan Rama.