Në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi, Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Zayed” të iniciativave humanitare që kanë dhënë për ata qe kontribuojnë në vendet në zhvillim.
Çmimet u akorduan për projekte dhe organizata që kanë punuar lidhur me përmirësimin e arsimit dhe shkollimit, sigurimin e ujit të pijshëm, mbështetjen e ushqimit për komunitetet në nevojë si dhe për nisma që adresojnë ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit.
Ndër personat e pranishëm, të cilit iu akordua medalja më e lartë, ishte dhe kryeministri Edi Rama.
Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, u shpreh se akordimi i medaljes, është respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar, por edhe për Shqipërinë.
Postimi i kryeministrit Edi Rama
“Thellësisht i prekur prej surprizës së paimagjinueshme dhe nderimit të jashtëzakonshëm nga presidenti i emirateve të bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed al Nayan.
Akordimi i medaljes më të lartë të vendit mik, e cila mban emrin e themeluesit të Emirateve të Bashkuara, sheikut Zayed, është respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar, që e mora përulësisht plot me krenari për Shqipërinë, e me mirënjohje të thellë për mikun e madh të shqiptarëve, lartësinë e tij Sheikh Mohammed Bin Zayed, si edhe për çdo shqiptar që ma ka besuar udhëheqjen dhe përfaqësimin e atdheut tonë të përbashkët”, shkruan Rama.
Komente








