Bruksel- Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel ku është pritur nga shefi i ri ië Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Në një postim në facebook Rama postoi një foto të takimit të tij me Costa.
Presidenti i Këshillit Europian, Costa organizon një darkë joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku do të marrin pjesë edhe krerët e rinj të BE-së, Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së dhe Marta Kos, Komisionerja Evropiane për Zgjerim.
Axhenda përfshin bashkëpunimin e BE-së me rajonin. Tirana zyrtare pritet të hapë brenda këtij muaj një grup-kapitull tjetër me BE-në, atë për politikën e jashtme, duke mbajtur kështu një tjetër tryezë ndërqeveritare Be-Shqipëri. Pasardhësi i Charles Michel synon përshpejtimin e procesit të integrimit europian të rajonit tonë.
Në Brusel ndodhen edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë Aleksander Vucic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski, dhe presidentja e Bosnje Hercegovines, Zeljka Cvijanović.
Presidenti i ri i Këshillit Evropian Antonio Costa mori detyrën më 29 nëntor 2024. Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se "Zgjerimi me shtetet e Ballkanit perëndimor dhe ato të lindjes është një mjet i fuqishëm për të promovuar paqe dhe stabilitet dhe po ashhtu një domosdoshmëri gjeopolitike. Si Bashkimi Evropian edhe shtetet kandidate duhet të punojnë më fort dhe më shpejt pa dhënë afate artificiale pa pengesa të panevojshme.”
S.B/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Dhjetor, 20:45
Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?
-
Po
76.5%
-
Jo
19%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 4359
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hapet traseja e rrugës së re Shirokë-Zogaj, shkon deri në pikën kufitare me Malin e Zi (VIDEO)
4 Dhjetor, 16:55
-
Kryediplomatja e re e BE-së: Të ulen realisht tensionet ekzistuese Kosovë - Serbi
4 Dhjetor, 16:03
-
U mor i pandehur, Dogjani sulmon SPAK: Pse nuk heton vilat e Ramës dhe qeverisë? Ndjekje politike e dirigjuar nga PS
4 Dhjetor, 13:05
-
Shefja e diplomacisë së BE takon Kurtin e Vuçiç: Anëtarësimi në union arrihet vetëm duke zbatuar Marrëveshjen e Ohrit! Kryeministri i Kosovës: Serbia të dorëzojë Radoiçiç! Presidenti serb: Më kërkuan të sanksionoj Rusinë
3 Dhjetor, 17:53
-
Kurti: I kërkova shefes së diplomacisë së BE që Serbia të na dorëzojë Radoiçiçin
3 Dhjetor, 17:24
-
Ekzekutimi i pagesës 110 mln euro për Becchettin, PD kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Rama! Bardhi: Kërkojmë informacione të detajuara
2 Dhjetor, 16:42
-
Augustin Palokaj: Absurditeti i BE-së: Kosova është viktimë e sulmeve terroriste, por me sanksione
2 Dhjetor, 16:29
-
Hapen aplikimet për Forcat e Armatosura, ja cilat janë kërkesat e nevojshme që duhen përmbushur nga çdo rekrutues
2 Dhjetor, 15:24
-
Çështjet Europiane për Grupkapitullin 6, Tabaku: Procesi i integrimit mbetet i bunkerizuar, vetëm kriteri gjeostrategjik i përmbushur!
2 Dhjetor, 13:29
-
Kurti dhe Vuçiç takohen nesër me shefen e diplomacisë së BE-së! Ambasadori Hovenier: S'mund të themi ende kush qëndron pas sulmit në Zubin Potok! Kurti: Zbatimi i ligjit në Veri ka acaruar Beogradin
2 Dhjetor, 11:25
-
Tiranë, hapet 'Oda e zjarrit'! Mbrëmje me këngë, valle e kostume tradicionale shqiptare (VIDEO)
2 Dhjetor, 09:37
-
Refik Halili nuk përmbahet, sulmon Armand Dukën: Këtu vriten për 500 lekë, ju po më shkatërroni miliona euro! Do na kenë në derën e shtëpive, kam besim vetëm te Edi Rama
1 Dhjetor, 21:35