Rama në ceremoninë e Florian Markut përmend rastin e Ilir Sulit: Riciklohet sikur ka ndodhur sot! Kampionët botërorë do bëhen kolonelë me ligjin e ri

 

Gjatë ceremonisë për nderimin e Florian Markut, kryeministri Edi Rama përmendi rastin e Ilir Sulit, për të cilin është akuzuar se qeveria e tij nuk e ka mbështetur. Rama tha se qeveria ka vepruar sipas mundësive, dhe tashmë po përmirësohet gjithnjë.

Kryeministri bëri me dije se në shtator do të propozohet një ligj i ri që u jep grada kampioneve botërore, duke i bërë kolonelë që do të punojnë në Ministrinë e Brendshme.

“Një video e një kohe të mëparshme kur ai ishte lënë pas dore riciklohet sikur të kishte ndodhur sot. Atëherë këto kanë qenë mundësitë, teksa rrisim mundësitë rrisim edhe progresit, ndërkohë që jemi në vazhdimësi të hapur për t’u përmirësuar dhe sot kemi një ligj për të propozuar në Parlament për t’u dhënë grada sportistëve kampionë, ku këta do të jenë kolonelë e do të paguhen si kolonelë. Do të punojnë në Ministrinë e Mbrojtjes në një strukturë mentorësh të ushtarëve dhe oficerëve për t’iu ushqyer atyre frymën e kampionit, dhe shpirtin e fituesit, ambicien”, tha Rama.

 

 


Lajmi kryesor:

Ceremoni nderimi për Markun, Rama i dorëzon ‘Yllin e Madh të Mirënjohjes': Ambasadori ynë në botë! Boksieri: Kurrë se kam hedhur poshtë flamurin kuqezi (VIDEO)


D.GJ/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja