Rama në Francë takon Unionin e Sipërmarrësve francezë

Rama në Francë takon Unionin e Sipërmarrësve francezë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Unionin e Sipërmarrësve të Francës, në kuadër të vizitës dyditore në Paris.

Ndërsa ndau në rrjetet sociale momente nga mëngjesi në Paris me Unionin e Sipërmarrësve të Francës, kryeministri informoi se u diskutua mbi mundësitë dhe potencialin e bashkëpunimit afatgjatë.

Rama diskutoi me drejtuesin e Unionit të Sipërmarrësve të Francës, Jean-Paul Agon, president i grupit L’Oréal dhe i komitetit Francë-Shqipëri në MEDEF.

Në këtë takim ishin të pranishëm 35 përfaqësues të kompanive prestigjioze franceze, si dhe të ftuar të tjerë nga bota e biznesit.

Gjatë takimit u prezantuan disa nga fushat prioritare për investime në Shqipëri, me interes të ndërsjellë për të dy vendet, ndërkohë që në vijim kryeministri Rama do të zhvillojë takime individuale me drejtues të sipërmarrjeve pjesëmarrëse.


Lajmi kryesor:

Rama vizitë zyrtare në Paris, Macron: Këshill Francë-Shqipëri për Inovacionin! Kryeministri: Presim krahëhapur gjithçka vjen nga ju


S.G/M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike