Rama në fundjavë në Vlorë do
ndajë dokumente legalizimi falas
Kryeministri Edi Rama në fundjavë pritet të shpërndajë dokumentet e legalizimit të banesave në Vlorë.
TIRANE- Kryeministri Edi Rama në fundjavë pritet të shpërndajë dokumentet e legalizimit të banesave në Vlorë. Janë 25 emra të cilët pritet të marrin në dorë titujt e pronësisë, duke zgjeruar dhe më shumë “hartën” e legalizimit në të gjithë vendin, ku prioritet po merr gjithnjë e më shumë vija bregdetare e vendit, si dhe kryeqyteti.
Dhe të gjitha këto legalizime, ashtu sikurse ishte premtuar gjatë fushatës elektorale të 23 qershorit do bëhen falas, duke dërguar ALUIZN-in tek qytetarët dhe jo anasjelltas. Në këtë mënyrë do të marrë fund plaga e vjetër që ka shoqërtuar qytetarët shqiptarë për gati 20 vite, dhe ku janë ndjerë të pasigurtë në pronën e tyre. Me letrat që marrin në dorë, sikurse dhe ka ndodhur tashmë në zonën e Durrësit, në Tiranë, në Lezhë, qytetari që legalizon pronën e tij ka një kapital, dhe me këto letra ai mund të shkojë në bankë të marrë një kredi për të hapur një biznes të vetin, të vetëpunësohet apo dhe të bëjë një aktivitet tregtar dhe ekonomik. Ndërsa personat që kanë ndërtuar në tokën e vet nuk do paguajnë për legalizimin e banesës së tyre. Kurse ata, që kanë ndërtuar në një pjesë toke të shtetit do ndjekin një procedurë tjetër.
“Kush paguan menjëherë ka 20% ulje çmimi dhe përfitim letrash me vlerë. Kush s’guan menjëherë e merr përsëri legalizimin, bëhet pronar dhe ka mundësi të paguaj pas një viti por nuk përfiton nga ulja 20% por vetëm pjesën e letrave me vlerë. Kush nuk paguan as pas një viti nuk përfiton asnjë ulje e merr legalizimin por ka kufizim hipotekor. Është pronë që mund të shitet por kufizimin e merr ai që e blen” tha Rama në Durrës të dielën e kaluar. Ndërsa procedura e legalizimit tashmë është bërë edhe më e thjeshtë.
Shkrimi u publikua sot (10.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.2%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
5.7%
Vota total: 2579
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lirimi i Berishës nga 'arresti shtëpiak', Dhuli për Report Tv: E liroi Trump dhe rezoluta e PPE! Inida Gjata: AKSH jo bashkëpunim me partitë e tjera, të bllokosh rrugët se do Saliu, çmenduri
29 Nëntor, 19:00
-
Dje ishim të çliruar, sot jemi të pabesueshëm!
29 Nëntor, 18:58
-
Alibeaj tregon bisedën ‘sekrete’ me Berishën: Ia thash në sy që nuk e sjell dot PD në pushtet, iku nga zyra dhe erdhi e ‘pushtoi’
29 Nëntor, 18:55
-
Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet
29 Nëntor, 18:47
-
VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin
29 Nëntor, 18:19
-
Pak para përfundimit të mandatit, Borrell jep paralajmërimin për luftën në Ukrainë: Jemi në garë me kohën
29 Nëntor, 18:01
-
Incidente me djegie flamujsh shqiptarë dhe maqedonas në Shkup, BDI akuzon policinë: Ata e nxitën
29 Nëntor, 17:50
-
Lirimi i Berishës nga arresti shtëpiak, Dash Sula për Report Tv: Pati impakt edhe fitorja e Trump! Pa të, PD do ishte varrosur
29 Nëntor, 17:37
-
‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë
29 Nëntor, 17:20
-
Vlorë/ Ra nga kati i 3 i pallatit në ndërtim, 30-vjeçari ndërron jetë pas 9 ditësh në spital
29 Nëntor, 17:04
-
‘Sot jemi të gjithë Martin Cani’, nisma që bashkoi të rinjtë! Një portret i përjetësuar nga Helidon Haliti për 14-vjeçarin e vrarë
29 Nëntor, 16:47
-
E rëndë në SHBA, vriten me armë zjarri brenda shtëpisë çifti i shqiptarëve
29 Nëntor, 16:37