Rama në Krujë:Mbyllim guroret e
gropat e gëlqeres, kthejmë pyllin 

Rama në Krujë:Mbyllim guroret e<br />gropat e gëlqeres, kthejmë pyllin 
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Mjedisit Lefter Koka iu bashkuan , kanë ndjekur aksionit kombëtar të mbjelljes së fidanëve pyjorë që do të shtrihet në të gjithë vendin, në Krastë të rrethit të Krujës. Kryeministri tha se do të mbyllen të gjitha guroret që kanë gërryer malin e Skënderbeut në këtë zonë. Por paralelisht sëbashku me ministrin Koka u ra dakord, për sanksionimin në kodin penal edhe për personat që hapin gropat e gëlqeres.

“Janë 500 mijë fidanë që mbillen në këtë sezon. Është projekti i parë masiv rehabilitues i gjelbërimit në Shqipëri, por rikthimin në normalitet të malit të Skënderbeut e kemi detyrim kombëtar dhe do ta bëjmë me patjetër. Pas fazës së mbjelljes së fidanëve në rrafshina do bëjmë dhe hidrombjelljet në mënyrë që të mbyllim këtë plagë që na e shef gjith bota sa zbret në aeroportin Nënë Tereza dhe ndërkohë do vazhdojmë me mbylljen e gjithë guroreve absolutisht, asnjë gurore nuk duhet më të nxjerrë gurë mali, është e patolerueshme.”- tha Rama.

“Problemin më të madh ne e kemi me gropat e gëlqeres, mbyllen, rihapen, mbyllen , rihapen.”- u shpreh ministri Koka.

“Do të marrim masa të reja në kodin penal për këtë punë, është e pamundur ndryshe, nuk marrin vesh ndryshe njerëz që janë mësuar të spekullojnë dhe të abuzojnë.”- shtoi Kryeministri Rama.

Kjo zonë ndodhet me pamje ballore me aeroportin “Nënë Tereza”, është e degraduar si pasojë e veprimtarive të karerave gurore dhe shfrytëzimit pa kriter të saj. Pyllëzimi do të garantojë rehabilitimin dhe rikthimin e peizazhit natyror.


Krujë, Rama inspekton rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare
Më pas kryeministri këtë radhë me ministren e arsimit Lindita Nikolla, inspektoi rikonstruksionin dhe zgjerimin e shkollës 9 vjecare numër 4 në qytetin e Krujës. Kryeministri është angazhuar për ndryshimin rrënjësor të projektit dhe shndërrimin e shkollës në një kompleks arsimor, që do tu shërbejë nxënësve por edhe komunitetit.

“Ta bëjmë si kompleks arsimor kulturor, ajo të jetë në funksion të shkollave, jo vetëm të kësaj shkolle, por edhe të tjerave , për aktivitetet kulturore, për orë pasdite, për vizatim, për koncerte po do ta shohim se si është.”- tha Rama.

Gjithashtu kryeministri inspektoi edhe rrugën Krujë–Qafështamë, 18 kilometra, e cila është përfshirë në rikonstruksion të plotë. Me një fond prej rreth 499 milionë lekë është në proces zgjerimi i rrugës, ndërtimi i mureve të gurit, ndërtimi i mureve mbajtës dhe sinjalistika horizontale dhe vertikale.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës