Rama në Mat: PD ka pasur në krye një ultra komunist! Mos mbështesni ‘non gratën’, vota për Berishën do rrotullojë në varr gjyshërit tuaj

Kryesocialisti Edi Rama ditën e sotme është ndalur në qarkun e Dibrës, ku ka zhvilluar takime me qytetarë në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit. Në këto takime, Rama u bëri thirrje qytetarëve që të mos votojnë për koalicionin Berisha-Meta. Rama tha se demokratët i kanë pasur në dorë bashkitë, por edhe kur kanë qenë në qeverisjen qendrore nuk kanë bërë asgjë për zhvillimin e vendit. Rama tha se Berisha i kërkon bashkitë që t’i marë peng për hallet e tij personale.

“Ata që sot rikthen rikërkojnë vota pa pikën e turpit, nuk kanë pasur asnjë sens të zhvillimit të qyteteve. I kanë ndarë njerëzit si mish për top, e kanë propaganduar demokracinë si monopolin e tyre, duke i trajtuar socialistët si komunistë, si persekutorë edhe pse për ironinë më të madh e të fatit dhe talljen më të madhe të atyre që kanë qenë të persekutuar, që kanë pasur të vrarë për shkak të komunizmit, në krye kishin një ultra komunist, jo nga ata të ndershmit, por nga ata që për karrierë dhe për ambicien për pushtet ishin gati të bënin çdo gjë, të ndërronin edhe maskën. Sot që ajo maskë është çjerr nga aleati më i madh i Shqipërisë SHBA dhe është bërë një maskë e papërdorshme dhe e padëshiruar jo vetëm në SHBA, por në të gjithë Evropën, është e pakonceptueshme se si ka ende njerëz të ndershëm, por jo njerëz që janë të lidhur me interesa, ata janë parazitë që i shkojnë mbrapa për pushtet. Ka akoma njerëz që i japin besim, votë dhe harrojnë”, tha Rama.

Rama tha se Partia Demokratike ka pasur ndër vite në krye të saj një ultra komunist, referuar këtu Berishës, për të cilin thotë se i ka trajtuar socialistët si komunistë e persekutorë. Një thirrje e kishte edhe për të rinjtë e të rejat që u kërkoi të mos e votojnë Berishën duke thënë se gjyshërit e tyre do rrotullohen në varr.

"Shqiptarët nuk mund dot që me votën e tyre ti kthejnë kurrizin aleatëve dhe partnerëve. Në emër të asgjëje dhe askujt. Prandaj është shumë e rëndësishme për të gjithë ata njerëz që në emër të së shkuarës vazhdojnë të mbajnë veten peng, që të reflektojnë mbi ketë gjë. Këtu ka një histori të të djathtës që vjen prej një të shkuare, ku është shumë e qartë pse njerëzit ndihen të lidhur me atë traditë, i siguroj ata që të gjithë ata që i kanë përfaqësuar të djathtë, të gjithë ata që kanë pasur lidhjet me monarkinë dhe lëvizjet patriotike do të rrotullohen në varr kur nipërit e mbesat të shkojnë të japin votën e tyre për një forcë që drejtohet nga një individ që aleatët i kanë vënë kryqin. Historia e asaj të djathte, historia atyre gjyshërve që për shkak të komunizmit vuajtën aq shumë është historia e një miqësie të pangeociueshme me SHBA. Nuk ka ofendim më të madh për kujtimin e tyre sa të shkohet dhe ti jepet vota një force që është kthyer ne pengun e një njeri të vetëm për hallet personale dhe hallet me drejtësinë”, tha Rama.

Në Mat në takimin e radhës Kryesocialisti Edi Rama veçoi gratë si shpresën për të sjellë ndryshimin në këtë zonë.

‘Aman të gjitha gratë e këtyre demokratëve edhe kur kanë ndonjë burrë që s’mush s’mush s’mush, bindini gruan ta mbylli në shtëpi me 14 maj. Ta mbylli në shtëpi se është edhe një turp i madh shumë, i djathtë që nuk mbush edhe niset e shkon atje të fleta e votimit, bashkë fitojmë, like floririt’. 

Nga takimi me qytetarët kryetari i PS Edi Rama, premtoi mbështetje për zhvillimin e turizmit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:37
I riu lavde kandidates socialiste, Rama: Ka 2 çuna, se po të kishte vajzë duhet të të jepte mundësinë të paktën që ta takoje

 

Një i ri ka thurur lavde për kandidaten e socialistëve në Bashkinë e Klosit, Valbona Kola. Ai e përkufizoi si një femër të fortë e cila i njeh të gjitha problemet e qytetit, e ndërsa pas këtyre lavdeve nuk ka munguar edhe batuta e kryeministrit Edi Rama.

“Mirë, rri tani se Valbola ka 2 çuna, se po të kishte vajzë do duhet të ta jepte mundësinë që paktën që ta takoje, po pastaj të vendoste vajza. Në zgjedhjet e 2031 ky do jetë kryetari i Bashkisë së Klosit, mbani mend këtë”, tha Rama.

Ora 13:28
Rama takim me bluzat e bardha në Klos: Në Gjermani jetesa është më e shtrenjtë! Pavarësisht rrogës së lartë, s'mbeten para për të mbyllur muajin

 

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me mjekët dhe infermierët e Matit dhe Klosit, ku është shprehur fillimisht se më në fund është realizuar dëshira e kahershme për rritjen e pagave për mjekët në veçanti. Rama shton se rritja e pagave për mjekët me 20 mijë lekë për mjekët në tërësi dhe me 15 mijë lëke për infermierët, na barazon me Rajonin.

"Ashtu sikundër është e domosdoshme që të kihet parasysh që rritja e pagave nuk duhet të shoqërohet me rritje të borxhit se pastaj kthehet në një problem dhe ne nuk e kem pasur situatën aspak të favorshme. Kemi vite që ecim me erën kundër; tërmeti, pandemia, pastaj vjen dhe agresioni në Ukrainë me të gjitha efektet mbi çmimet, mbi çmimin e energjisë në radhë të parë dhe për të gjitha këto çfarë kemi bërë ne? Ne kemi ndaluar procese të tjera, kemi shtyrë në kohë procese të tjera dhe kemi spostuar para për të përballuar këto goditje dhe megjithatë jam shumë i kënaqur që e arritëm më në fund këtë kthesë të madhe edhe në këtë drejtim dhe kemi filluar me mjeket specialistë si një sinjal domethënës për të gjithë, jo vetëm për bluzat e bardha, por për të gjithë. Pastaj për të tjerët e kemi me dy hapa; mjekëve specialistë sigurisht nuk do t’u rritet paga vitin tjetër se kanë marrë këtë vit të gjithën, por të gjithë të tjerëve paga u rritet tani dhe në rrogën që do merrni tani, do keni rritjen e parë dhe pastaj prill me prill, se Ogerta tha plan dy-vjeçar, por në fakt është në harkun e një viti, prill më prill ju do të merrni edhe shtesën tjetër dhe faktikisht do t’ju rritet paga, flas për baziken, do t’ju rritet 20 mijë lekë të reja për mjekët që natyrisht varion sipas vjetërsisë, sipas orëve e të tjera. Unë kam parë që ka shumë qe marrin shumë më tepër. Do t’ju rritet 20 mijë lekë si rritje e përgjithshme dhe për infermierët 15 mijë lekë të reja. Faktikisht me këto rritje ne jemi në nivelin e lartë të rajonit", tha Rama. 

Po ashtu kryeministri tha se duan që t'i japin mjekëve mundësi të barabarta me Gjermaninë. Ai tha se në Gjermani rrogat janë të larta, por për shkak të jetesës së shtrenjtë nuk mbeten para për të mbyllu muajin. 

"Duam që t’i japim çdo mjeku mundësinë që të ketë këtu,  barabartë me Gjermaninë përsa i përket, jo asaj që merr në fillim se ajo që merr në fillim, ne nuk e arrijmë dot Gjermaninë, por të asaj që ngelet në fund të muajit  se aty matet, nuk matet te ajo që merr në fillim, se shumë thonë: hajde po iki atje se shiko sa shumë është rroga. Atje është rroga është, patjetër, por pastaj atje është “hape xhep”, atje nuk e ke shtëpinë afër, atje nuk të presin prindërit, atje shtëpinë dhe po e more do ta marrësh me nja 5 vetë të tjerë se nuk e përballon dot, etj, - që mos të flas pastaj që atje të duash të pish kafe tamam kafe, merr lekë sa të duash kafen nuk e gjen siç e gjen këtu, muhabetin në kafe pastaj harroje fare.

Kështu që, janë pjesë të jetës këto se nuk është njeriu vetëm “futu atje robot” dhe ik ul kokën puno e pastaj shko i rraskapitur në shtëpi dhe vetëm fle gjumë se pastaj do çohesh prapë të nesërmen dhe ndërkohë nuk del dot nga shtëpia se po dole do paguash sa del. Jeta atje është tmerrësisht e shtrenjtë. Nuk është më koha e ikjes së emigrantëve në vitet ’90, nuk është më as Gjermania, as Anglia, as Italia e viteve ’90. Po ikin italianët nga Italia. Kështu që, ky është objektivi ynë. Që një mjek nëqoftëse vjen në Klos për shembull, specialist, ose në Peshkopi ose në Bajram Curr të jetë njësoj sikur shkon në Gjermani në kuptimin e asaj që i ngelet në fund, prapë po e përsëris, që të mos bëjmë keqkuptime. Domethënë të marrë një bonus ekstra, të jetë në rregull. Të mos ketë arsye fare të mendoj “hajde se po iki ta provoj”. Ç’të provosh? Natyrisht të gjithë janë të lirë ta provojnë, ne nuk ndalojmë njeri se kjo është koha që jetojmë. Përmirësimi i kushteve këtu është i rëndësishëm dhe mendoj se sot Klosi nuk është më ai që ishte dhe për faktin që është 40 minuta larg Tiranës", tha Rama. 

Ora 11:21
Rama batuta me gratë në Mat: Nëse keni burrë demokrat, por që edhe s’mbush, më 14 mbaj mbylleni në shtëpi! Është turp i madh të votosh ‘Like Floririn’

 

Nga Mati, kryesocialisti Edi Rama u bëri thirrje qytetarëve të mos votojnë për Ilir Metën dhe Sali Berishën. Rama me shaka tha se gratë që kanë burrat demokratë duhet t’i marrin më 14 maj vetëm përpara, por nëse kanë burra që ‘nuk mbushin’, t’i mbyllin në shtëpi ditën e zgjedhjeve pasi është turp të votojnë për ‘Like Floririn’.  

“Edhe gratë që i kanë burrat djathtas, nxitini që ti marrim me vete përpara me 14 maj. Sepse ka shumë rëndësi. Un e them gjithmonë, bashkia është grua, qeveria është burrë. Bashkia është njësoj si gruaja në shpi. Imagjino ju gra sikur të ikni një muaj ju dhe t’ia leni burrit gjitha punët se ca gjeni kur ktheheni. Ikni nga mati gjitha gratë, shihni ca bëhet këtu. Do e gjeni Matin më mjekër më të gjatë se unë. Do i gjeni burrat rrugve që s’do dinë më ku e kanë shpinë. Kështu është edhe bashkia, bashkia është nikoqirja e të gjithë komunitet. Amant të gjitha gratë e këtyre demokratëve edhe kur kanë ndonjë burrë që s’mush s’mush s’mush, bindini gruan ta mbylli në shtëpi me a4 maj. Ta mbylli në shtëpi se se është edhe një turp i madh shumë, i djathtë që nuk mbush edhe niset e shkon atje të fleta e votimit, bashkë fitojmë, like florit. Se s’kanë as emrin e atij tjetrit, atij i është zhduk emri këta duan me e mbajt akoma”, tha Rama.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 04/05/2023 13:32

    Kurse te votosh per ty do te thote qe Salinjte dhe Metet e shqiperise te trashegojne pasurine e vene me korrupsjon brez pas brezi pa ju hyre ferre ne kembe!

    Përgjigju
  • Ani: 03/05/2023 19:26

    Me 14 maj do votojme partine e duhur qe sjell zhvillim

    Përgjigju
  • Roni: 03/05/2023 19:25

    Keni sjelle investimet e duhura ne keto qytete

    Përgjigju
  • Mato: 03/05/2023 18:53

    Pra nje komunist i nivelit te mesem si Sali Berisha merr vleresimin ne kategorine Ultra! Dakord! Si thoni qe te tillin jo ne burg por me varje politike ta beje ligjin populli me referendum??? Ndersa per neokomunistin e kategorise UltraSuperiore te Byrose politike te meduzes PPSh Edi Rama, sipas vete standartit te vet idiot te klasifikimit, gijotina do qe pak!

    Përgjigju
  • hahaha: 03/05/2023 17:05

    Kjo duhet shtuar ke libri barcaletave, ka ca kohe anej nga gjermania qe ofrojne shtepi po thuajse falas nga pundhenes qe arrin te japin edhe 100 euro diten e punes, kurse çmimet e ushqimeve ne Shqiperi jane me te lartat nga e gjithe europa, vetem duhani qelbet qe nuk e di pse e pin njerzit eshte me i lir ne shqiperi,hajde gallat hajde

    Përgjigju
  • Cilesia e jeteses: 03/05/2023 14:10

    Njerezit nuk ikin thjesht per rrogen, por per cilesine e jetes dhe te ardhmen e femijeve te tyre. Dhe keto nuk i ben as afersia me shpine as kafenete. Turp tju vije qe i trajtoni njerezit si budallenj

    Përgjigju
  • Hasan: 03/05/2023 10:55

    Po ti qe je bir komunisti se per berishen e dime. Yt ate firmosi per te vrare njerez o fundrrime.

    Përgjigju
    • Aleks: 03/05/2023 14:46

      Te drejte ke or mik po e kane marre ne dore edhe nuk i ndalon asgje, po e shkaterojne Shqiperine

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)