Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi, ndërsa është pritur në një takim nga Presidenti Erdogan. Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar një foto me presidentin turk nga rezidenca e tij verore në Marmaris.

"Në mikpritjen e Presidentit Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris" shkruan Rama, ndërsa statusin e shoqëron me një foto nga takimi në rezidencë. 

Ndërkohë që mediat turke kanë publikuar edhe një foto tjetër nga takimi ku me Ramën dhe Erdoganin ka qenë edhe ministri turk i Financave.

E ndërsa nuk dihet se cfarë kanë biseduar, nga ajo që duket mbi tryezë kanë konsumuar një ëmbëlsirë tradicionale turke me akullore.

Fotot e takimit te Rames me Erdogan ne Turqi