Rama në samitin e Këshillit të Europës: Gjykimi i Thaçit i pabazë, tërhiqeni mbrapsht raportin e Dick Marty, u financua nga Vladimir Putin

Nga Islanda, aty ku po merr pjesë në samitin e KiE-së, kryeministri Edi Rama është ndalur te akuzat e hedhura ndaj Hashim Thaçit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në raportin e Dick Marty. Rama tha se ky proces e pati zanafillën në Këshillin e Europës. Kreu i qeverisë hoqi një paralele mes situatës së Kosovës dhe situatës në të cilën ndodhet Ukraina.

Rama u shpreh se kur dëgjoi  propagandën e Kremlinit të flasë për trafikimin e organeve njerëzore nga neonazistët në Donbas, iu duk sikur pa Zelenskyn të gjykuar 10 vjet më vonë nga një gjykatë e veçantë ngritur mbi akuza absurde, si në rastin e Hashim Thaçit.

"Kërkoj ndjesë sepse më duhet të bëj një rrëfimin jo fort të këndshëm, si shqiptar është e pamundur të shmang heqjen e paraleles mes Ukrainës Kosovës, Zelenskyt e Thaçit. Në këtë samit nuk rri dot pa kujtuar se padrejtësia kundrejt luftës çlirimtare të Kosovës dhe Thaçit nisi në Këshillin e Europës nën ndikimin dashakeq të ish anëtarit të këtij këshilli. Presidenti i Kosovës gjykohet nga një gjykatë e mbështetur në një raport të 2011 të këshillit të Europës i cili në mënyrë djallëzore u sponsorizua nga përfaqësues të Putinit në KiE.  Presidenti i Kosovës gjykohet nga një gjykatë e botës demokratike por e mbështetur në një raport të 2011 i cili në mënyrë djallëzore u shpronësua në mënyrë të djallëzuara nga presidenti Putin. Akuza të pabazuara për trafikim të organeve njerëzore u ngritën si një fushatë kriminale që njollosi Shqipërinë dhe Kosovë, dhe kur dëgjova propagandën e Kremlinit të flasës për trafikimin e organeve njerëzore nga neonazistët në Donbask, mu duk sikur pash presidentin Zelenski të gjykuar 10 vjet më vonë gjykuar nga një gjykatë e veçante ngritur mbi akuza absurde", tha Rama. 

Përballë të gjithë lidërve, Rama tha se KiE ka detyrimin të korrigjojë çdo gabim dhe në këtë rast duhet të hapë rrugën të tërheqë mbrapsht të raportit që në mënyrë të rreme etiketoi Shqipërinë si bazë të trafikut të organeve.

Ndjesë për këtë çelje brutaklisht jokonvencionale, që mund të thuhet se ka thyer në copa pianon ku u lujt kënga Ave Maria, por është tejet shkurajuese të dish se situata ku ndodhet ish presidenti i  Kosovës dhe lufta Çlirimtare e saj nisi nga Këshilli Evropës. Do të isha fajtor nëse do të rrija i heshtur, se asambleja e Këshillit Moral ka detyrimin që të gjykojë dhe rishikojë çdo gabim e në këtë rast ti hapë rrugë tërheqjes së raportit që në mënyrë të rreme etiketoi shqipërinë si bazë për trafikimin e organeve njerëzore të çuar nga Organet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të refuzosh të përballesh me të vërtetën sot do të ishte më keq sesa të bëhej ky gabim i rëndë para 12 vitesh ku shumë votuan atë raport të turpshëm. Sot ka ndryshuar dhe Rusia nuk është më anëtare dhe pse numri i rusëve që punojnë është mbresëlënës dhe uniteti i këshillit për mbështetjen e luftës së Ukrainës është i jashtëzakonshëm. Shqipëria nuk ka pasur iluzione për natyrën e regjimit të Moskës dhe marrëdhënia jonë me të ka qenë jo ekzistuese që me vdekjen e Stalinit.

Shqipëria është shumë e vogël për të ndikuar në fatet për një luftë të tillë vendimtare por çdo gjë të vogël që kemi bërë për Ukrainën e kemi bërë për qëndresën e Ukrainës, kjo  është gjëja më e bukur që do të marrim nga ky samit në Islandë”, tha Rama.

Kujtojmë, që Shqipëria ka mbledhur firmat në Këshillin e Evropës për rrëzimin e raportit të Dick Marty për luftën e UÇK

Çfarë kërkon Shqipëria?
Në gusht 2022, Shqipëria i ka kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës. Shqipëria i kërkon Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë një raport vijues (folloë up report) dhe si rrjedhojë një rishikim thelbësor të Rezolutës 1782 (2011).

Çfarë thoshte raporti i Dick Marty?
Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjesëtarë dhe drejtues të UÇK, për të cilat hetuesit ndërkombëtar nuk kanë gjetur prova. Sot, bazuar mbi këtë raport, vijojnë betejën në Hagë prej më shumë se 2 vitesh ish-drejtuesi i UÇK, ish presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:21
Rama pas fjalës në samitin e KiE: T’i hiqet njolla Shqipërisë dhe UÇK-së

Në përfundim të seancës së sotme të Samitit të liderëve të Këshillit të Europës, kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për fjalën që mbajti në këtë samit, tha se qëndrimi i tij lidhet me heqjen e një njolle që Asambleja e Këshillit të Europës i ka vënë Shqipërisë dhe UÇK-së, nën ndikim e fortë të Rusisë në vitin 2011.

-Zoti kryeministër, ju iu adresuat në fjalimin tuaj edhe çështjes së Kosovës. Si do vazhdojë qëndrimi i Shqipërisë në lidhje me atë që ju pretendoni për pafajësinë e kryeministrit Thaçi dhe të gjithë personave të tjerë?

"Jo, kjo nuk është një çështje pafajësie apo fajësie sepse kjo është çështje e tribunalit. Çështja është e heqjes së një njolle që Asambleja e Këshillit të Europës i ka vënë Shqipërisë dhe Lëvizjes Çlirimtare të Kosovës, nën ndikim e fortë të Rusisë në vitin 2011 dhe bërja e një raporti të ri në dritën e faktit tanimë të stërprovuar që nuk ka pasur kurrë trafik organesh", tha Rama.

Ora 12:35
VIDEOLAJM/ Edi Rama në Samitin e liderëve evropianë në Rejkjavik, puth në ballë kryeministrin e Luksemburgut

 

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Islandë, ku mori pjesë në samitin e Këshillit të Evropës. Ai është takuar me të pranishmit dhe ka tërhequr vëmendjen një moment teksa ka përqafuar kryeministrin e Luksemburgut, politikanin evropian që e ka konsideruar një mik të mirë, Xavier Bettel. Madje, Rama e puth atë në ballë para gjithë mediave botërore.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 17/11/2023 18:21

    Tradhtar, proserborus !

    Përgjigju
  • Besa: 17/05/2023 20:42

    Krenar qe kemi nje lider si ju edi

    Përgjigju
  • Dori: 17/05/2023 17:09

    Samit i rendesishem

    Përgjigju
  • Dea: 17/05/2023 17:06

    Shume bravo zoti kryeminister qe e ngrini zerin per te tilla gjera

    Përgjigju
  • Olsi: 17/05/2023 16:25

    Nje bravo per ju zoti Rama

    Përgjigju
  • Arbëri: 17/05/2023 14:43

    Per mashtrime dhe tradhtar ky i puthë jo vetëm n ë ballë, e sa për UÇK-n ky nuk është aspar më armik se vet Vucici . Por, Sevilla gjë do bëhet më kohen e vet dhe pastaj do e shofim tradering Nadja Venedig dhe mbar kombit. Ramovic dhe Abazovic e perfaqsojnë Balkanin e Hapur serborus në Island…!!!

    Përgjigju
  • Alesio: 17/05/2023 13:18

    Nje bravo shume te madhe zoti kryeminister per kete kauz qe keni folur nje kauz shume me vend pergezime ????????

    Përgjigju
  • Gera: 17/05/2023 13:12

    Kryeministri me i mire qe te gjithe do e donin ne krye te vendit,me ju perpara

    Përgjigju
  • e drejta: 17/05/2023 12:44

    BRAVO EDI RAMA...KRYEMINISTRI ME I MIRE I TE GJITHA KOHERAVE

    Përgjigju
    • Arbëri: 17/11/2023 18:23

      BRVO TRADHTIS KOMBËTARE O TË VERBUAR!

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot