Rama në Shkodër: Pas të moshuarve mbi 70-vjeç, fillojmë vaksinimin e grave dhe vajzave që punojnë në fasoneri

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se pas mbarimit të vaksinimit të të moshuarve mbi 70-vjeç, do të fillojë vaksinimi i grave dhe vajzave që punojnë në fasoneri. Deklaratën Rama e bëri gjatë një vizite në një fasoneri në Shkodër.

"Sapo të mbarojmë me vaksinimin për moshën 70-vjeç e lartë, do zbresim poshtë dhe të parët që do vaksinojmë do jenë të gjitha gratë dhe vajzat e fasonerive, burrat kismet", tha Rama.

Vaksinimi masiv i të moshuarve mbi 70-vjeç në vend vijon prej katër ditësh tashmë në vend dhe po ecën me ritme mjaft të shpejta, ku deri mbrëmjen e djeshme u shënuan 100 mijë persona të vaksinuar.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës së sotme, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se gjatë muajit prill do të vijnë 20 mijë doza të vaksinës Pfizer, duke shtuar se vendi është i përgatitur për të rritur numrin e vaksinave.

Autoritetet qeveritare kanë bërë me dije se objektivi është që brenda majit të jenë vaksinuar gjysmë milioni shqiptarë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:59
Rama i vesh xhaketën pensionistit në Shkodër, i moshuari befasohet kur e shikon, heq kapelën për ta nderuar

 

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Shkodër, ndërkohë që ka parë nga afër procesin e vaksinimit anti-COVID. Ndërkohë që një moment epik ka ndodhur me një të moshuar, i cili po mundohej që të vishte xhaketën.

Kreu i qeverisë e ndihmoi të moshuarin që të vishte xhaketën, dhe në momentin që ai u kthye u befasua nga prezenca e Ramës. Në shenjë respekti për kreun e qeverisë, i moshuari hoqi kapelën për ta nderuar.

Rama: Ta mbaj unë ta mbaj unë, me shëndet edhe respekte. Me shëndet!

I moshuari: Faleminderit shumë nga ju!

Ora 14:38
Punonjësja i dhuron buqetën, Rama ja kthen mbrapsht: Më ra goja duke ju thënë, lulet shkojnë te lulet jo te ferrat

 

I pranishëm në një fasoneri sot në Shkodër, një punonjëse i dhuroi kryeministrit Edi Rama një buqetë me lule, edhe pse ai ka përsëritur vazhdimisht se nuk është nevoja për një gjest të tillë.

Ndërkohë, lulet ai ia ktheu mbrapsht po punonjëses që ia dhuroi duke i thënë se "nuk i jepen lule burrave".

"Më ra goja duke thënë nuk i jepen lule burrave. Lulet shkojnë te lulet jo te ferrat", tha Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën

Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën