Dita e tretë e vaksinimit masiv, kryhen 21.536 vaksinime! Manastirliu: 100 mijë të vaksinuar deri tani, po afrohet drita në fund të tunelit

Dita e tretë e vaksinimit masiv, kryhen 21.536 vaksinime! Manastirliu: 100 mijë të vaksinuar deri tani, po afrohet drita në fund të tunelit

TIRANË- 100 mijë persona janë vaksinuar deri më tani që nga fillimi i pandemisë së COVID-19! Vetëm sot, në ditën e tretë të vaksinimit masiv, kanë marrë dozën e parë 21.536 persona. Shifrën e bën të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan se që prej fillimit të fushatës së vaksinimit antiCOVID, janë kryer në total 119,321 vaksinime, duke përfshirë doza të para dhe të dyta.

"100 mijë të vaksinuar deri sot. 100 mijë jetë më të mbrojtura. Çdo ditë e më shpejt po afrohet drita në fund të tunelit. 21,536 vaksinime sot. 100,000 qytetarë të vaksinuar. 119,321 vaksinime të kryera nga fillimi i vaksinimit anticovid", shkruan Manastirliu

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, pas publikimit të shifrës inkurajuese të të vaksinuarve, thotë se se bernda majit do kemi të paktën gjysmë milioni persona të vaksinuar. 

"Sot arritëm 100 mijë vaksinime në total. Brenda majit do të kemi arritur të paktën gjysëm milionë të vaksinuar", shkruan Rama. 

Sot u shënua dita e tretë e vaksinimit masiv në të gjithë vendin për moshat +70 dhe +75 vjeç, ndërsa për më të moshuarit vijon në të gjithë qendrat shendetësore të vendit. Më herët gjatë ditës së sotme, kryeministri Edi Rama, ndërsa inspektoi procesin e vaksinimit në Laç, tha se synimi është që të bëhen 30 mijë vaksinime në ditë.

Sipas autoriteteve, objektivi është që brenda majit të jenë vaksinuar gjysmë milioni shqiptar, ndërsa zv ministra e Shëndetësisë, Eugena Tomini, ka deklaruar se me ardhjen e dozave të tjera të vaksinave pritet që të ulet mosha e të vaksinuarve.

1617127843_1617124443Capture.JPG

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:19
100 mijë të vaksinuar në total/ Rama: Brenda majit të paktën gjysmë milioni

Ka shkuar në 100 mijë numri i personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës ndaj COVID në vend, ndërsa kryeministri Edi Rama thotë me bindje se brenda majit do të kemi të paktën gjysmë milioni të vaksinuar.

"Sot arritëm 100 mijë vaksinime në total. Brenda majit do të kemi arritur të paktën GJYSËM MILIONË të vaksinuar", shkruan Rama.

Në ditën e tretë të vaksinimit masiv, morën dozën e tyre 21,536 persona, ndërsa që prej fillimit të fushatës së vaksinimit antiCOVID, janë kryer në total 119,321 vaksinime (doza të para dhe të dyta).

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Tritol banesës së gjyqtarit Sterkaj, kamerat filmuan autorin e maskuar! Shpërthimi ishte i qëllimshëm

Tritol banesës së gjyqtarit Sterkaj, kamerat filmuan autorin e maskuar! Shpërthimi ishte i qëllimshëm