Rama në shtëpinë e re të familjes Myftari: Do rindërtojmë gjithçka, vetëm PD-në se ringejmë dot!

Familja e Naim Myftarit  ka qenë shtëpia e parë që kryeministri Edi Rama ka vizituar, pas ardhjes nga Konferenca e Donatorëve.

Kjo familje përbëhet nga 4 anëtarë dhe kanë hapur ditën e sotme dyert e shtëpisë së re krejtësisht me një pamje tjetër. Ashtu si në takimet e tjera, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat, mes të cilave nuk u la pa përmendur edhe Partia Demokratike, duke qenë se dy nga familjarët kanë punuar më herët në Bashki gjatë kohës që drejtohej nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Banori: E ka qarë fare.
Inxhinieri: E kemi bërë pa kursyer fare.
Rama- Kryefamiljarit: Ta mbash mirë gruan se ti pa këtë je si shpia pas tërmetit, me këtë je si shpia e re. Ta mbash me shëndet.
Rama: Hall i madh, s'ka punë, s'ka punë. Me gjithë këtë rindërtim, problemi më i madh janë punëtorët. Duan punë në shtet se do rrogën pa punë.
Banori: E hoqi Luli nga puna
Rama: Nuk e hoqi Luli, se Luli në atë kohë ka qenë në gjumë
Banori: Në atë kohë ka qenë shumë keq
Banori: Veliaj është përgjigjur për gjysmë ore
Veliaj: Ne këtë punë kemi
Rama- inxhinierit: Nuk jemi duke lavdëruar ty tani, se lani një pjesë të shpirtit. Ua kthen puna, jeta. Mirë shumë ke bërë, se ne si me ty pa ty, do e kishim bërë. Boll e lavdëruar, se po të marrim mësysh.
Veliaj: Po reabilitojmë të gjithë lagjen. Kemi mbaruar me Saukun e vjetër.
Rama: Pak  nga pak, se nuk bëhen të gjitha përnjeherë. Kush i do përnjëherë, s'ka bo asgjë asnjëherë.
Rama: Ne do rindërtojmë gjithçka, atë parti nuk e ndërtojmë dot.
Rama: Pashë një ditë një video nga zoane Medresesë që ishte në vitin '9, nuk e besoja dot që e kam parë dhe e kam ndryshuar. Thoja ku kemi qenë. Dhe na thonë u betoniu. ka qenë tmerr, as fshat, as lagje asgjë. Ka qenë një pazar.
Veliaj: Doli Partia Demokratike duke mbrojtur çerdhen...
Rama- Veliaj: Do na lesh rehat, ç'e paske këtë me Partinë Demokratike
Banori: T'u bëhen kështu shtëpitë
Rama: Një për një do u bëhen. Të gjithë do hynë në shtëpi brenda vitit. Pastaj avash avash të tjetër, se këta të qytetit duan theme më të mëdha. Do i kenë shtëpitë "siç në ëndërr nuk i kanë parë"

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:55
Qytetari e uron të rrijë edhe 8 vite në pushtet, Rama ia kthen me batutën që s'e priste

Teksa po largohej nga shtëpia e re në Sauk e cila sapo ishte rikonstruktuar nga tërmeti, Rama u përball me urimin e një qytetari i cili i tha se dëshironte që ta shihte edhe 8 vite të tjera në pushtet. Megjithatë, përgjigja nuk ishte ashtu siç priste. Rama ia kthehu me batutë dhe të gjithë shpërthyen në të qeshura.

Qytetari:Edhe 8 vite të tjera i ke në kurriz.

Rama: Lene mo, në kurriz se i mban kurrizi im

Ora 12:43
Rama batuta me zonjën e shtëpisë: Këmbën e kam të gjatë, por se di a e kam të mbarë....u jep dy dhurata nga Zaho

Pasi u dorëzoi çelësat e shtëpisë së re në familjen Myftari, u ka dhënë disa dhurata për du nipërit. Ato, siç kryeministri Edi Rama tregon, janë porosi e djalit t tij të vogël, Zaho. E ndërsa iu përgjigj me batutë edhe zonjës së shtëpisë e cila i tha kreu të qeverisë "Ishallah ke këmbën e mbarë".

"Këto i keni nga Zaho, por mos i hapni se ia humbi kënaqësinë. Unë me zemër kam ardhur, e kam të mbarë apo jo nuk e di, të gjatë e kam", tha Rama.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Burri i Ibrahimajt goditi drejtorin e Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Pampuri: Deklarata e Vocajt e rëndë, dëshmi se ligji nuk është i barabartë për të gjithë

Burri i Ibrahimajt goditi drejtorin e Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Pampuri: Deklarata e Vocajt e rëndë, dëshmi se ligji nuk është i barabartë për të gjithë