Rama në Tepelenë: Shqiptarët nuk kanë më çfarë t'i japin 'Salikes non-grata'! Ata kanë borxhe gjaku në bulevard për të cilat do të mbajnë përgjegjësi

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar një takim me banorët e Tepelenës të cilëve u ka bërë thirrje të votojnë kandidatin Tërmet Peci për një tjetër mandat në krye të bashkisë.

Ai tha se Tepelena e drejtuar nga socialistët është më e zhvilluar se kurrë më parë ndërsa tha se nuk kishte asnjë arsye që qytetarët të votonin për kandidatin që përfaqëson Berishën dhe Metën të cilët i etiketoi si ‘Salike Non-grata’. Për Metën dhe Berisha, Rama tha se të dy duhet të mbajnë përgjegjësi para drejtëisë për ‘borxhe’ të cilat ua kanë shqiptarëve duke nisur nga 21 janari dhe firmat për lejet e hidrocentraleve të paligjshme.

“Ku e gjejnë ata paftyryrësinë që të vënë kandidat këtu. Nuk duhet të kishin vënë fare. Për çfarë i vënë? Që të vijnë të sjellin prapë plehrat? Ju kujtohet si ishte Tepelena ku liheshin plehrat rrugëve? Sot nuk shikon një copë letër në rrugë sepse janë bashkuar bashkë edhe kujdesi i bashkisë edhe komunitetit.

Çifti i Salikes. Një emër ka ai çift, Salike non-grata. Nuk ka shans më për t’ju dhënë më gjë shqiptarët. Ata duhet t’u japin llogari shqiptarëve para drejtësisë për borxchet që u kanë shqiptarëve. Që nga borxchet e gjakut derii tek ato të hidrocentraleve. Mos kini dyshim, drejtësia vonon por ka gjithmonë e më pak shanse të harrojë”-tha Rama.

Sa i takon zhvillimit të zonës, Rama u shpreh se gjatë drejtimit të socialistëve në këtë bashki janë ndërtuar mbi 90% e rrugëve ndërsa solli në vëmendje edhe numrin në rritje të turistëve, për të cilët tha se nga 15 mijë që ishin vitin e kaluar ambicia është që shifrat të arrijnë deri në 150 mijë turistë teksa theksoi se kalaja e qytetit do jetë motori kryesor për zhvillimin dhe rritjen ekonomike të zonës.

“Janë mbi 15 mijë turistë që kanë ardhur në Tepelenë vitin e shkuar. Ambicia ime është që Tepelena të bëhet vendi ku të vijnë 150 mijë turistë dhe të rrijnë këtu, të ndalojë këtu, të hanë të flenë dhe mos kujtoni se kjo është e pamundur. Ishte më e vështirë kjo që kemi bërë deri më tani sesa ajo që do bëjmë më tutje. Janë 90% e rrugëve të Tepelenës të shtruara, ishin lënë në baltë dhe pluhur. Tepelena vuante për hujë deri para disa vitesh. Sot gjithë zona ka ujë të pijshëm 24 orë. Është fushata e parë që unë mbaj mend që nuk flasim më për ujin e pijshëm si një gjë që do e bëjmë në të ardhmen. Kalaja nuk do jetë më kantier por motor tjetër ekonomik për Tepelenën. Aty do ketë shërbimi, hoteleri të vogël, aty do gëlojë nga turistët”-tha Rama.

Në mbyllje të takimit, Rama tha se tepelenasit nuk duhet të ndryshojnë drejtim në 14 maj duke nënvizuar se vota për Tërmet Pecin është domosdoshmëri që zhvillimi ekonomik të vijojë. Drejtuesi i PS përsëriti edhe njëherë se arsyeja e vetme përse kandidatët e koalicionit Meta-Berisha kërkojnë votën në zgjedhje vendore, është vetëm për të marrë peng bashkitë dhe për t’i përdorur për rekrutim të militantëve të cilët do t’i dërgojnë në protesta kundër qeverisë në Tiranë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:21
Premtimi i kandidatit të Metës dhe Berishës për shërbim funeral falas në Libohovë, Rama: Ai është gati të varrosë gjithë Gjirokastrën

 

Kryesocialisti Edi Rama gjatë takimit me qytetarët e Gjirokastrës ka komentuar edhe premtimin e bërë nga Adil Xhelili, kandidati i koalicionit Meta-Berisha për bashkinë e Libohovës i cili është zotuar për shërbim funeral falas nëse zgjidhet kryebashkiak.

Rama ironizoi premtimin e Xhelilit duke thënë se ky i fundit ishte gati të varroste gjithë Gjirokastrën.

“Kemi një në Libohovë që është gati t’ju varrosë të gjithëve. Thotë më jepni votën të varros gjithë Gjirokastrën.  Të gjitha falas i keni me ta, po e dini shumë mirë ca vjen pas asaj falas, jo t’i keni falas po mos të të lënë as të varrosesh rehat”-tha Rama.

Ora 16:16
Rama: Ambicia jonë është që në Tepelenë të vijnë 150 mijë turistë nga 15 mijë që ishin vitin e kaluar! Kalaja do jetë motor për zhvillimin ekonomik

 

Gjatë takimit me qytetarët në Tepelenë, Rama u shpreh i bindur se nëse bashkia do t’i besohet sërish Tërmet Pecit për një mandat tjetër, do të ketë mbi 150 mijë turistë që do vizitojnë këtë zonë, nga 15 mijë që kanë qenë vitin e kaluar.

Ai shtoi po ashtu se 90% e rrugëve të Tepelenës janë të ndërtuara gjatë drejtimit të socialistëve dhetheksoi se kalaja e qytetit do të jetë një motor për ekonominë pasi do të sjellë një numër të lartë turistësh.

“Janë mbi 15 mijë turistë që kanë ardhur në Tepelenë vitin e shkuar. Ambicia ime është që Tepelena të bëhet vendi ku të vijnë 150 mijë turistë dhe të rrijnë këtu, të ndalojë këtu, të hanë të flenë dhe mos kujtoni se kjo është e pamundur. Ishte më e vështirë kjo që kemi bërë deri më tani sesa ajo që do bëjmë më tutje. Janë 90% e rrugëve të Tepelenës të shtruara, ishin lënë në baltë dhe pluhur. Tepelena vuante për hujë deri para disa vitesh. Sot gjithë zona ka ujë të pijshëm 24 orë. Është fushata e parë që unë mbaj mend që nuk flasim më për ujin e pijshëm si një gjë që do e bëjmë në të ardhmen. Kalaja nuk do jetë më kantier por motor tjetër ekonomik për Tepelenën. Aty do ketë shërbimi, hoteleri të vogël, aty do gëlojë nga turistët”-u shpreh kryesocialisti.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mesh: 06/05/2023 09:09

    ai gjaku bulevardit te beri kryeminister. ti vi turp njerezve qe te permendin emrin, se ata qe te japin voten jane vetem ca troglodite

    Përgjigju
  • Ben: 05/05/2023 20:13

    Edo,ke 15 vjet qe thua "ato do mbajne pergjegjesi" Pash zotin,mos e thuaj me kete,se as pergjegjsi,e asgje nuk kane mbajtur

    Përgjigju
  • Aleks: 05/05/2023 19:01

    Non gradat kane vepra pak e fjale shume, flasin dhe bejne premtime boshe sepse e dine qe nuk fitojne dot

    Përgjigju
  • Dea: 05/05/2023 18:44

    Asnje qeveri si ka dhene nje zhvillim kaq te madh ketij vendi,bravi keshtu vazhdoni

    Përgjigju
  • Arla: 05/05/2023 18:42

    Me ju ne krye zhvillimi eshte i garantuar

    Përgjigju
  • like: 05/05/2023 17:18

    Po o lal po, ke 10 vjet qe thua te njejten, do te shkojne perpara drejtesise per gjakun e bulevardit po asgje deri tani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër