Rama në tryezën e organizuar nga 'Antikorrupsioni': Ky Komision do nxjerr maksimumin e mendimit intelektual! Do zbatojmë detyrat për të kapur standardet e BE-së

 

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në tryezën e organizuar nga Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion ku e çmoi këtë komision si një sukses të jashtëzakonshëm për anëtarësimin në BE.

'Përfshirja e kaq mase të shoqërisë, përmes botës akademike, shoqërisë civile, mediave është një garanci shumë e madhe për të synuar dhe të nxjerrim maksimumin e mendimit intelektual dhe cilësisë në problematikën që shfaqet. Shumëkush dhe gjithmonë, sa herë që ka një përpjekje të re. Ne nuk jemi kujtuar tani, jemi kujtuar, çdo hap të rrugës ka sfida të reja dhe çdo hap kërkon kohën e vet dhe forcën e vet.

Duke folur për pronën është shumë e qartë që nëse kthejmë kokën prapa. Kuptojmë dy gjëra që ajo që u bë është shumë voluminoze dhe përmirësimi shumë i ndjeshëm por krejt i pamjaftueshëm dhe pikëmbërritja jonë ulja në tryezë të BE. Po abuzoj me kohën pasi është i vetmi vend ku kam dëgjuar një afat 3 minuta. Të njëjtin afat e vendosin në mbledhjen e NATO-s dhe BE-së.

Volumi i punës është shumë i madh, në fakt nuk janë negociata, janë detyra shtëpie pasi jemi që duam të hyjmë në shtëpinë e tyre. Nëse ne i zbatojmë këto detyra ky shtet do jetë me standarde BE.'


Lajmi kryesor:

Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE


G.K/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dritan Hila: Më mirë rrugëve!

Dritan Hila: Më mirë rrugëve!