Rama: 'Lungo gjol' nga Pogradeci në Tushemisht, do presim zgjedhjet e qershorit për realizimin e projektit

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në qarkun e Korçës është ndalur edhe në Tushemisht të Pogradecit, fshat që është pjesë e projektit të “100 fshatrave turistikë” në Shqipëri. Ai tha se, ky fshat është me potencial fantastik, por ende i pashfrytëzuar, ndërsa shumë shpejt do të nisë zbatimi i projekteve. E ndërsa prezantoi pikat kryesore të strategjisë, Rama në fund deklaroi se të gjitha projektet për Pogradecin presin fundin e qershorit për të marrë fuqinë e domosdoshme për një sinergji të re mes pushtetit vendor dhe atij qendror.

"Do të kemi një 'lungo gjol' nga hyrja e Pogradecit deri këtu. Një segment i posaçëm i shkëputur i kësaj linje do të jetë edhe segmenti që do të ndërtohet në Lin. Punën ta avancojmë në cdo aspekt të programit, modelet dhe pikat e referimit që do të krijojnë gravitete të ndryshme, të një rilindje rurale të shtrirë në të gjitha komponentët e zhvillimit. Jam shpresë plotë që do të rikthehemi jo më për të prezantuar projektet, por për të nisur realizimin konkret të tyre. Ky nuk është një program i zakonshëm, së dyti nuk është program ndërtimi rrugësh rurale.

I siguroj të gjitha ata që na ndjekin që janë qytetarë të kësaj zone, se përndryshe nga sa mund të duket, se ne nuk kemi drejtimin e bashkisë së Pogradecit, kemi qenë dhe jemi shumë të vëmendshëm që jo vetëm kjo zonë e bekuar të mos mbetet mbrapa, por përkundrazi, rruga hyrëse në Pogradec është shprehja e këtij angazhimi. Të gjitha këto projekte presin fundin e qershorit për të marrë atë fuqinë e domosdoshme ekzekutive të një sinergjie të re mes qeverisë me pushtetin vendor", tha Rama.

Aktualisht bashkia e Pogradecit drejtohet nga Eduard Kapri, i zgjedhur nga radhët e PD-së para katër viteve, ndërsa në 30 qershor Partia Socialiste synon që të rimarrë drejtimin e saj.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 09/02/2019 18:06

    Poradeci te mate drejtimin e duhut boll me trafikante droge si Kapri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja