Rama në Universitetin e Tianjinit: Vullneti për ndryshim, Rilindja që duam

Në kuadër të vizitës së tij në Kinë, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim në Universitetin e Tianjinit. Rama ka postruar sot në rrjetin social edhe një foto ku prezanton historinë e së ardhmes dhe vullnetin për ndryshim të shqiptareve."Në Universitetin e Tianjinit për Shqipërinë e re, historinë e të ardhmen, vullnetin për ndryshim, Rilindjen që duam", shkruan Rama.

Me heret, Kryeministri Edi Rama ka prekur dhe problemin e Bankës së Shqipërisë, ku nëpërnjet rrjetit social Facebook ka pohuar se janë përcaktuar qartë kriteret që duhet të përmbushin anëtarët e Këshillit të BSH-së, të jenë me shtetësi shqiptare dhe që punojnë në sistemin financiar ndërkombëtar.

"Do t"u drejtohemi shqiptareve qe punojne ne sistemin financiar nderkombetar per vendet ne Keshillin Mbikeqyres te BSH-se. Javen tjeter thirrja", shkruan Rama. Pas skandalit te vjedhjes se Bankës se Shqipërise, kryeministri Rama ka shprehur mbështetjen për prokurorinë e drejtësinë për të kryer deri në fund punën e nisur dhe garantimin e pavarësisë së Bankës së Shqipërisë. /ATSH/
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Formula 1/ Një javë më parë u shpall kampion bote, Max Verstappen fiton 'pole' në Katar! Pas tij Russell dhe Norris