Rama me strukturat në Vlorë: Nëse kandidoj këtu vendoset më vonë/ Frikë nga Basha në Durrës?! 'Fatkeqësi kush dëgjon Berishën'

Kryeministri Edi Rama ishte në një takim me drejtorët e qytetit dhe asamblenë e Partisë Socialiste në Vlorë.

Në fokus të takimit kanë qenë porositë për fushatën zgjedhore dhe raportimet e problemeve në këtë zonë. Sipas informacioneve, Rama u ka kërkuar drejtorëve të këtij qarku që të kenë impenjim maksimal për të takuar qytetarët. Ai është shprehur se nuk duhet të ketë qytetarë të pakënaqur.

Burime bëjnë me dije se gjatë mbledhjes Rama ka thënë se duhet të luftojnë fortë për të fituar mandatin e tretë, pasi synojnë 9 deputetë. Ai u ka kërkuar drejtuesve dhe asamblesë së PS-së që të jetë në shërbim të popullit, duke iu përgjigjur kërkesave të tyre pa arrogancë. 

Në një prononcim për mediat Rama ka thënë se ka ende punë për të përmirësuar shërbimin online.

"Unë besoj se kemi bërë një transformim të madh të punës së administratës në tërësi me revolucionin digjital. Pra janë miliona vajtje ardhjet e kursyera për shërbime që duhet ti bënim duke u sorollatur. Nga ana tjetër nuk do të thotë që njerëzit nuk kanë të drejtë kur ankohen për administratën. Është një kantier i madh që vazhdon punën.

Kjo është një luftë e vazhdueshme, unë nuk dorëzohem por njerëzit duhet të bëjnë durim se nuk është e kollajshme. Por kjo nuk është potencialesh për PS por të përgjithshme. Për hir të vërtetës nuk është se jemi kursyer për njerëzit që kanë dështuar apo na kanë turpëruar, por është një luftë që vazhdon dhe kërkon kohën e vet. Administrata është ngrehinë dhe progresi i bërë këto vite është i kuptueshëm. E keqja në këtë rast, e mira nuk ka fund kështu që njerëzit i kanë harruar radhat e pafundme në shi për të paguar faturat e OSHEE apo për të bërë një aplikim. Megjithatë kemi ende shumë për të përmirësuar për shërbimin online që të mbarojë kjo histori.

Deri në fund të vitit do fusim shërbime të tjera, pra 93% të shërbimeve dhe nuk do jetë e nevojshme të shkoni në zyra për të shkuar apo për të marrë mbrapsht", deklaroi Rama.

Përsa i përket kandidimit në qytetin e Vlorës, Rama nuk e ka zbuluar duke e lënë enigmë.

 "Do të shihet a jam apo jo në Vlorë. Vërtetë jam më i gjatë se të tjerët, por në këtë rast jam i barabartë", tha Rama.

Kryeministri u përgjigj edhe në lidhje me deklaratat e Sali Berishës. Ai tha se Berisha është një njeri që nuk duhet dëgjuar për shkak edhe të moshës së tij.

"Do iu sugjeroj miqësisht që ta konsideroni për moshën që ka një njeri që thjesht duhet lënë në vetminë e tij dhe pastë jetë të gjatë e shëndet dhe i gëzoftë nipat e mbesat.

Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk ka asgjë çfarë u jep më dhe fatkeqësisht për të dëgjuar atë që populli thotë mos ia dëgjo plakut, se është fatkeqësi për ata që e dëgjojnë.

Unë se kam dëgjuar fare se çfarë ka thënë është një njeri që duhet injoruar plotësisht", tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:41
Deklarata e Yuri Kim për Ramën e Bashën/ Kryeministri: Për ambasadorët flas kur jam me ta

Pas përfundimit të mbledhjes me drejtorët e qarkut në Vlorë dhe Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët në lidhje me deklaratën e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim.

Dy ditë më parë, përmes një postimi në rrjetet sociale Kim i rikujtoi kryeministrit Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha marrëveshjen e 5 qershorit, duke u thënë se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin gjithmonë Shqipërinë, por pala përgjegjëse janë udhëheqësit.

Në kundërpërgjigje, Rama tha: ”Për ambasadorët flas kur jam me ta. Në Vlorë do flasim për ngrohje globale. Nejse Vlora është qendra e botës. Mos ta ulim nivelin e tyre në Vlorë."

Ora 19:46
'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i përgjigjet Berishës: Fatkeqësi për ata që të dëgjojnë

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj deklaratave të Sali Berishës, i cili më herët kishte thënë se Rama hoqi dorë nga kandidimi në Durrës, pasi mori vesh se atje do të kandidonte edhe Lulzim Basha.

Gjatë prononcimit për mediat, pas takimit me drejtorët dhe asanblenë e PS-së në Vlorë, Rama tha se për moshën që ka, Berisha duhet lënë në vetminë e tij. Më tej Rama u shpreh se ish kryeministri nuk ka çfarë u jep më shumë shqiptarëve dhe prandaj është fatkeqësi për ata që e dëgjojnë. 

"Do iu sugjeroj miqësisht që ta konsideroni për moshën që ka një njeri që thjesht duhet lënë në vetminë e tij dhe pastë jetë të gjatë e shëndet dhe i gëzoftë nipat e mbesat.

Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk ka asgjë çfarë u jep më dhe fatkeqësisht për të dëgjuar atë që populli thotë mos ia dëgjo plakut, se është fatkeqësi për ata që e dëgjojnë.

Unë se kam dëgjuar fare se çfarë ka thënë është një njeri që duhet injoruar plotësisht", tha Rama.

Ora 19:40
A do të kandidojë Rama për deputet në Vlorë? Ja si përgjigjet

Kryeministri Edi Rama ishte në një takim me drejtorët e qytetit dhe asamblenë e Partisë Socialiste në Vlorë. Rama u ka kërkuar drejtorëve të këtij qarku që të kenë impenjim maksimal për të takuar qytetarët. Ai është shprehur se nuk duhet të ketë qytetarë të pakënaqur. Në përfunim të mbledhjeve ai ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka zbuluar nëse do të kandidojë apo jo në qytetin e Vlorës.

Përsa i përket kandidimit, Rama nuk e ka zbuluar duke e lënë ende një enigmë.

 "Do të shihet a jam apo jo në Vlorë. Vërtetë jam më i gjatë se të tjerët, por në këtë rast jam i barabartë", tha Rama.

Ora 17:45
Takimet në Vlorë me drejtorët/ Zbulohen detajet, Rama: Nuk duhet të ketë qytetarë të pakënaqur

Kryeministri Edi Rama ka organizuar një takim me drejtorët e qytetit dhe asamblenë e Partisë Socialiste në Vlorë.

Në fokus të takimit kanë qenë porositë për fushatën zgjedhore dhe raportimet e problemeve në këtë zonë.

Sipas burimeve, gjatë mbledhjes Rama ka thënë se nuk duhet të ketë qytetarë të pakënaqur.

Ai ka kërkuar impenjimin maksimal për të zgjidhur çdo hall e problem të qytetarëve.

 

Ora 16:39
Rama mbërrin në ambientet e teatrit "Petro Marko" në Vlorë, mbledhje me drejtorët e qytetit

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet e teatrit "Petro Marko" në Vlorë, ku do të zhvillojë takime me drejtorët e qytetit dhe asamblenë e Partisë Socialiste në këtë qytet.

Sipas informacioneve, në fokus do të jenë porositë për fushatën zgjedhore dhe raportimet e problemeve në këtë zonë.

I.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Universitetet mësim online dhe mbyllen konviktet, ju duket i drejtë vendimi i Komitetit të ekspertëve?

Komento

Komente

  • Mondi: 28/09/2020 08:54

    O adi ha ate tasin e persheshit ti se deri aty je ti zogu I xhaxhit

    Përgjigju
  • Adi Malaj: 27/09/2020 14:41

    Qente le te lehin karvani terhequr nga Rilindja do eci perpara

    Përgjigju
  • Mondi: 27/09/2020 11:26

    Uro qe berisha te jete gjall se pa te humbet edhe ti zogu I xhaxhit. Ju te dy jeni si vellezrit siameze kur semuret njeri semuret dhe tjetri kur vdes njeri vdes edhe tjetri. Portin e vlores kur do e perfundosh.heshtja jote seshte pergjigje

    Përgjigju
  • Olta: 27/09/2020 09:50

    Kandido dhe qendro ne Vlore,mos u kthe ne ne Tirane.Shqiptaret kan nevoj per nje kryeminister te gjithve dhe jo te jugut.Nga Tirana ne alpe per ty nuk esht Shqiperi.Sa ke investuar ne Vlore nuk ke investuar ne gjith veriun.Te vij turp

    Përgjigju
  • Renato Bega: 27/09/2020 08:35

    Me Edin ne Vlore PS mer 11 deputet.Sa ka bere ai per Jugun e Shqiperise nuk ka per ta bere kure njeri tjeter

    Përgjigju
  • Emigrant: 27/09/2020 00:09

    VOTE PER RAMEN FATKEQESI PER KOMBIN

    Përgjigju
    • Filani: 27/09/2020 14:02

      E maban mend 1997?apo ke qene i vogel ateher ose ndoshta nuk kishe lindur akoma...por Saliubi madherueshem i dha urdherat qe ta pushtoje jugun me ushtri e me tropojane...per fat te mire(per ty e familjen tende)u dezertua,kishte nga ato BURRA qe thane S BERISHA eshte tradhetar edhe ne nuk mund te pushtojme kombin tone...per info te tjera informohu vete Pershendetje

  • Jepi Rama se sa me shum merret ky me ty aq me shume te shtohen piket: 26/09/2020 22:51

    Mbreme u mor me Ramen se nga e ka babane me origjine. Nuk e dime se nga e ka babane Rama, po se nga e ka babane Sal Karaxhici kete e dime. Po merru o derezi me punet e hallet e tua, se le nam duke u marre me theshetheme lart e poshte.

    Përgjigju
  • Eri: 26/09/2020 21:18

    Rri ne Vlore se e ardhmja yte do jet kryetar bashkie i Vlores.Aty e je mendjen dhe zemren...aty po pastron miliona euro...por as Vlora nuk ka per te zgjedh.Ti ende mendon se pensionistet e te papunet han asfalt e pedonale. Pa votat e veriut as 10 deputet nuk do fitosh.Natyrisht me zgjedhje te ndershme se me zgjedhje te blera fiton per 100 vite

    Përgjigju
  • Pse Berisha thote per te tjeret ato gjera qe i ka ose ben vetë?: 26/09/2020 20:50

    E kuptoj qe eshte kriminel po sa budalla esht ne te njejten kohe. Po iken Rama me Vlore, thot nga frika e Bashes. Kudo te kandidoje Basha pervec se i korruptuar eshte edhe nje derr dembeli.

    Përgjigju
  • Bela: 26/09/2020 20:08

    Pd nuk e do njeri ne vlore Z.Rama aq me teper emrat qe po promovojne per deputet, pooorrr duhet te ngulesh mire ne Vllore e te shporresh gjithe drejtuesit se te kane turperuar me vlonjatet. Hap ps zoti Rama, afro elektorat gri dhe te djathte se ndryshe veshtire do e kesh.

    Përgjigju
  • Qytetari: 26/09/2020 20:02

    O Edvin po cfare drejtora mblodhe sot, te gjithe te zhytur ne korrupsion e te majmur nga gjobat qe u vendosin vlonjateve spo flas per tenderat se e dine mire drejtoret e spitaleve nga bruna mersini krye hajdutja e me rradhe, beji nje veting punonjesvr te thjeshte te hipotekes se vlores e do e shohesh sa mire kane performuar atyre qe u besove. Pa 3.000€ nuk te afron njeri ne hipoteke, i ke te gjithe me vila e hotele ne bregdet,, mjere vlonjatet, mall kane lungomaren qe bere ti, se instutucionet jane kthyer ne gjobvensa te rendomte e damian gjiknuri hesht e ben sehir. Turp

    Përgjigju
  • Haha: 26/09/2020 19:58

    Plaku Berish vec pjerdh ... ha ha

    Përgjigju
  • Zoti kryeminister: 26/09/2020 19:57

    Ke qe prej vitit 2000 qe mbijeton ne polike duke u mbajtur fort pas berishes, berisha ka bere kete e ka bere ate, nderkohe qe plaku berishe ja hodhi doli nga pokitika e tani tallavitet me te gjithe. Ti je katandisur ne diten me te keqe, dhe e keqja per ty akoma ska filluar, per kete je i bindur edhe ti. Mjer ata njerez qe harxhojne kohe me ty, e tregove tamam fytyren ne keto 8 vite qeveri. Vendi jot edhe burgu

    Përgjigju
  • O tej: 26/09/2020 19:57

    Berisha eshte bajge lope

    Përgjigju
  • Selim: 26/09/2020 19:01

    Sipas ligjit, nepunesit e shtetit supozohet te jene te depolitizuar. Nje kryeminister duhet te respektoje ligjin. Asnje nepunes, ne nivel qendror apo lokal, nuk i jep apo merr llogari e porosi pervecse nga ligji. Se me cfare baze ligjore nje kryeminister takone drejtore dhe asamble partie, nje zot e di. Porse ne nje vend demokratik dhe ligjor, nje prokurori real e conte nje palo kryeminister te tille te shtate penxheret. Vetem se nuk e di nese Yuri Kimia do e pelqente apo jo... Teater kukllash apo jo.

    Përgjigju
  • PËR VLORËN NGA GORISHTI: 26/09/2020 16:49

    O VLORA NGA GORISHTI VOTËN TANI DO TA JAPIM TY QË ZBRITE NGA GORISHTI NË VLOR E E BËRE FOR. O FSHATAR PO PSE SI MBAJTI FJALËT EDI RAMA. AI LUNGOMAREN TA QAU I RA TËRMETI E PO E RINDËRTON KOVIT 19 PO GJYNJZON BOTËN E JO MË SHQIPRIN MAVRI E PRAP EDI PO MBIJETON ME LARGPAMSIN E PUNËN QË BON. EDI E GJETI GROP TË ZEZ SHQIPRIN NGA KRYEKRIMINELI MALOK SALHE E TI NUK KE SY TË SHIKOSH SE ÇFAR NDRYSHIMI KA AI NGA KRYEKRIMINELI MALOKSALMUT ? ? ? PO TI SKE FAJ TI DO QË NË SHPI TË RISH E EDI TË PAGOJ MUNDËSISHT E HAJDARIN TY NË GOJ TA SHKOJ E PASTAJ EDI TY SHUM DO TË GËZOI. PO EDIBPRAP DO FITOI O VLORA KARALLOI. FALEMNDERIT PËR MIRKUPTIMIN.

    Përgjigju
  • Per vloren: 26/09/2020 12:43

    Cdo premtim eshte mashtrim mos u lodhni dhe vrisni mendjen Me Ramen se cfare PREMTIME SH jep dhe cfare do RALIZOHET genjen MASHTRON jep ja I voten kujt te DONI vetem mashtruesve jo

    Përgjigju
    • Bububu: 26/09/2020 22:26

      Amon Mos u talk me Verte e me apo tallesh



×

Lajmi i fundit

John

Meta shpërthen ndaj Ramës: Qen bir qeni, ka të bëjë me një president nga Skrapari