Rama nesër në Britani të Madhe, vizitë disa ditore dhe takim me Sunak! Në fokus çështja e emigrantëve të paligjshëm

TIRANË- Ditën e nesërme kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Britanisë së Madhe. Rama do zhvillojë një vizitë disa ditore, ndërsa do të takohet edhe me homologun britanik Rishi Sunak. Ky do të jetë takimi i parë zyrtar mes Ramës dhe Sunak. Report Tv ka mësuar se ndër çështjet më të rëndësishme që do të diskutohet mes Ramës dhe Sunak do të jetë ajo e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë. Duke qenë edhe takimi i parë zyrtar mes Ramës dhe Subak do të diskutohet edhe për thellimin e bashkëpunimit dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve. Një vëmendje do të marrë edhe çështja e krimit të organizuar. 

Kjo vizitë e Ramës në Britani, vjen në një kohë kur ky shtet ka hartuar një ligj të ri për emigrantët, të cilët nëse futen në Britani të Madhe në mënyrë ilegale do t’i kthejnë brenda disa javësh në atdheun e tyre, ose në vende të treta si Ruanda. Ndërkohë, emigrantëve të paligjshëm që kthehen do t’iu ndalohet përgjithmonë hyrja në Britani. Një ligj i tillë prek edhe emigrantët shqiptarë, të cilët shkojnë në në Britani përmes rrugëve të paligjshme, kryesisht me gomone.

Sa i takon çështjes së emigrantëve, Rama dhe Sunak pak kohë më parë zhvilluan një bisedë telefonike në të cilën ranë dakord se duhet zgjidhur çështja e emigrantëve të paligjshëm. Në këtë bisedë telefonike, dy liderët kanë rënë dakord që problemi i kthimit të azil-kërkuesve shqiptarë që u refuzohet azili, në mënyrë që ata të mos mbahen gjatë në Britani, por kthimi i tyre në atdhe të realizohet më shpejt. 

Çështja e emigrimit të shqiptarëve në drejt Britanisë së Madhe pati nxitur një debat të madh, për shkak të deklaratës së ashpër të sekretares së Brendshme Britanike Suella Braverman, e cila i cilësoi shqiptarët që shkojnë drejt Britanisë me gomone, si kriminelë dhe pushtues. Kjo nxiti edhe reagimin e madh nga ana e shqiptarëve në Britani të Madhe, të cilët organizuan edhe protestë të madhe në Londër, ku i kërkuan që Braverman të kërkonte ndjesë për deklaratën.

Në këtë vizitë, kryeministrit Rama do të marrë pjesë gjithashtu në një aktivitet të rëndësishëm ku pritet të diskutohen pikat e mëposhtme:

Si po i përgjigjet Shqipëria agresionit rus dhe cili është qëndrimi i saj ndaj Ukrainës? Ku beson Tirana se Kina përbën kërcënimin më serioz? Si mund t'i përgjigjen më mirë vendet evropiane migracionit të paligjshëm dhe të kontrollojnë më mirë fluksin e njerëzve? Si ndikohet rajoni i Ballkanit Perëndimor nga lufta në Ukrainë dhe si mund të kontribuojë në sfidat e sigurisë të paraqitura nga lufta?

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/03/2023 01:38

    /LINDA/,te dielen qe shkoi, Fareed Zakaria/CNN/,diskutoi per problemin e emigranteve ne Britani dhe nevojat e tregut britank te punes.Me ankth prita te vecoheshim prej tij me emer,por nuk ndodhi.Ndoshta mediat amerikane e shohin ndryshe situaten nga te zotet e vendit(anglezet),por shqiptaret kane sjelle probleme ne Britani.Besoj se shqipo te ardhur ligjerisht,ose jo ne Angli ka patur qe me ardhjen e demokracise,por vitet e fundit jane shtuar shume kontigjenti kriminal.Sa nga ato 30 shtepi qe marrkan me qira shqiptaret,jane kthyer ne shtepi bari?Gjykuar nga numri i te arrestuarve dhe aktiviteteve kriminale,tani pres Spanjen te ndermarre te njejtat veprime si britaniket.

    Përgjigju
  • Linda: 21/03/2023 20:49

    Te gjithe kryeministrat e vendeve te ndryshme bejne vizita zyrtare neper shume vende dhe zoti Rama do bej viziten e radhes.Indianet e zotit Sunak jetojn 40 veta ne 20m dhe 40 shqiptar marin me qira te pakten 30 shpi ne Angli dhe ne te gjitha vendet ku kane emigruar dhe zoti Sunak beson se ekonomia rrenohet nga shqiptaret qe punojn me shume nga gjithe emigrantet e botes .Propagandes se semur per te cilesuar ne menyre kaq te turpshme shqiptaret ne Angli do ti vij fundi se te dhenat jane krejt ndryshe.Ka shume punonjes vullnetar nga te gjitha vendet e ne te gjitha vendet qe punojn me emigrantet dhe jane rrahur me grushta me afganet dhe askush nuk e tregon po shajn nga mengjesi ne dark vetem shqiptaret.Uroj kryeministri i ardhshem i Anglis te jete nga Kosova ose Shqiperia.

    Përgjigju
  • ena: 21/03/2023 16:34

    mos e prit kete hajdut o sunak,,,nuk e meriton ai te hyje ne angli,,,bejeni non-grata si saliun..../////

    Përgjigju
  • fjordi: 21/03/2023 14:34

    super uroj te kemi ndonje lajm te mireper te gjithe ne

    Përgjigju
  • Or tej: 21/03/2023 12:07

    Ka nevoje te marre mbrapsht emigrantet qe po i ikin dita dites or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • titi: 21/03/2023 11:19

    super presim ndonje lajm te mire

    Përgjigju
    • Toni: 21/03/2023 12:14

      Po, do pranoje etiketimin e shqiptareve si kriminela e do pranoje deportimin e tyre. Te duket lajm i mire ty?

  • Flea: 21/03/2023 10:56

    Sbpresojme te kemi nje zgjidhje per ceshtjen e emigranteve ilegale

    Përgjigju
  • Roni: 21/03/2023 10:45

    ne kete vizite do te diskutohen ceshtje qe prekin te gjithe shqiptaret

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 21/03/2023 10:40

    Do takoje Toni Blerin se ketu nuk e ben dot sepse eshte ne filter te sherbimeve te fshehta partnere.

    Përgjigju
  • Robert: 21/03/2023 10:24

    Rama ska cfar te beje, se kokat e krimit jane ose lindur ose rritut ne Britani, jane produkt i atij vendi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Spaho: Do kërkojmë të rikthejmë koalicionet parazgjedhore! Gjykata ka vetëm një alternativë, t'i kthejë vulën Rithemelimit

Spaho: Do kërkojmë të rikthejmë koalicionet parazgjedhore! Gjykata ka vetëm një alternativë, t'i kthejë vulën Rithemelimit