Berisha foli për orgji, Rama i përgjigjet nga Dubai: Mbi 70% gra në qeverinë shqiptare, japin rezultate

DUBAI- Nga Samiti Ndërkombëtar i Qeverive në Dubai, Kryeministri Edi Rama quajti sukses përbërjen me 70% të kabinetit qeveritar me gra.

Duke folur në një panel, kreu i qeverisë shqiptare citoi Margaret Thatcher, duke thënë se gratë japin më shumë rezultate në punët e qeverisë. 

“Kam qenë dëshmitar me përvojën time që ajo që ka thënë Margaret Theçer se nëse do që gjërat të bëhen jepja një grua të vërtetohet. Shifrat e grave në qeverinë tonë, që praktikisht është më e ekzagjeruara në të gjithë botën. Por nuk është diçka sepse donim që të ishte pikërisht kështu, por erdhi natyrshëm. Në qeverinë e parë e doja 50% me 50% por më vonë e kuptova që gratë ishin më të përshtatshme për punën nëse duhej bërë’, tha Rama.

Mirëpo, për kryeministrin Rama vendi ynë ende haset me barriera të trashëguara për gratë.

“Kjo nuk është mjaftueshëm, është krejt larg kësaj pasi duhet të jemi të vetëdijshëm se kjo duhet të funksionojë nga lart poshtë. Ende nuk është mjaftueshëm pasi duhet të vijojë edhe në sektorin privat, dhe po ashtu edhe në nivele të tjera, deri në shtëpi ku kemi probleme me dhunën në familje. Kjo është njëra anë dhe ana tjetër është se duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk është diçka magjike”, tha ai.

Kjo deklaratë e kryeministrit Edi Rama, ndonëse në dukje jo një përgjigje direkte, vjen një ditë pasi ish kryeministri Sali Berisha akuzoi në parlament ministret e kabinetit të tij për skandale seksuale me ish agjentin e FBI, Charles McGonigal.

Kjo prodhoi edhe kundërpërgjigjen e vetë grave të Partisë socialiste që kërkuan marrjen e masave ndëshkimore maksimale për gjuhën e përdorur nga ish kreu i qeverisë dhe ish kreu i shtetit shqiptar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:55
70% gra në qeverinë shqiptare? Rama: Nuk ka qenë qëllim në vetvete, eksperienca më mësoi se nëse puna duhet bërë jepja një gruaje

Nga Dubai, ku po merr në “World Government Summit 2023”, Kryeministri Rama ka folur për rastin e shumëvlerësuar të Shqipërisë të pjesëmarrjes së grave në qeverisje.

Rama tha se në Shqipëria ka sot më shumë se 70% të përbërjes së qeverisë gra dhe kjo ka ardhur sipas tij për shkak të nevojës së gratë janë më të besueshme se sa burrat kur vjen puna te rezultatet konkrete.

“Jam sinqerisht i përulur nga kjo ftesë dhe nga mundësia për të marrë pjesë në këtë varg kaq mbresëlënës evenimentesh në këtë platformë dhe për të pasur mundësi për të folur për përvojën tonë.  Nuk ka qenë fjala për një model, por për një nevojë për t’i realizuar gjërat, për t’i bërë ato.  Kam qenë dëshmitar me përvojën time që ajo që ka thënë Margaret Theçer se nëse do që gjërat të bëhen jepja një grua të vërtetohet. Përfaqësimi është e i një rëndësie thelbësore, ndonjëherë këto mund të bëhen ndonjëherë me metoda që mund të duken si të imponuara por duhet të ndodhet. Kjo është diçka që vlen për kuotat. Dikush mund ta argumentojë nëse kuotat janë apo jo perfekte por ato janë gjëja e duhur.

Shifrat e grave në qeverinë tonë, që praktikisht është më e ekzagjeruara në të gjithë botën. Por nuk është diçka sepse donim që të ishte pikërisht kështu por erdhi natyrshëm. Në qeverinë e parë e doja 50% me 50% por më vonë e kuptova që gratë ishin më të përshtatshme për punën nëse duhej bërë”, tha Rama.

Kryeministri gjithsesi u shpreh se ende nuk është bërë mjaftueshëm për të thyer ato barrierat e trashëguara.

“Kjo nuk është mjaftueshëm, është krejt larg kësaj pasi duhet të jemi të vetëdijshëm se kjo duhet të funksionojë nga lart poshtë. Ende nuk është mjaftueshëm pasi duhet të vijojë edhe në sektorin privat, dhe po ashtu edhe në nivele të tjera, deri në shtëpi ku kemi probleme me dhunën në familje. Kjo është njëra anë dhe ana tjetër është se duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk është diçka magjike”, tha Rama në  “World Government Summit 2023”.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 14/02/2023 17:49

    Prostituta politike shqipfolëse

    Përgjigju
  • Bravo: 14/02/2023 16:07

    Mire e ka, po gjeti tua thote callmaxhinjve haha

    Përgjigju
  • Polifemi: 14/02/2023 14:33

    Shum mir e ke then, jepja nje gruaje detyren dhe ajo e ben me se miri. Do ishte mire tja jepje nje gruaje edhe detyren e kryeministrit, se padyshim do ta bente shume me mire nga ti.

    Përgjigju
  • suela: 14/02/2023 13:53

    Sa mire qe e ben kaq te rendesishme pranin e grave ne qeverisje

    Përgjigju
  • Kela: 14/02/2023 13:40

    Grate po vleresohen dita-dites ne vendin tone e kjo fale kryeministrit tone

    Përgjigju
  • titi: 14/02/2023 13:37

    gjithmkn e me shume shqiperia po perflitet per mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja