1559491798_ramalezhe.jpg

Kryeministri Edi Rama deklaroi para qytetarëve të Lezhës se opozita ka frikë nga zgjedhjet dhe nga drejtësia.

"Duket si një betejë pa një kundërshtar, por është betejë mes të shkuarës dhe të ardhmes. Është një betejë për të shkuar përpara me ata që duan të na kthejnë mbrapshte, mes nesh që duam një vend demokratik mes nesh dhe atyre që duan pushtet për veten. Ata kanë frikë nga zgjedhjet, kanë frikë të vijnë përpara popullit, nga ballafaqimi me ne ndaj dhe përbetohen rrugëve se do na imponojnë një përplasje antidemokratike të dënueshme nga ligjet e këtij vendi. Ata që vendosën të ikin nga zgjedhjet nuk kanë në dorë asgjë tjetër veç ikjes në drejtim të paditur. Drejtimi ynë dhe i vendit dihen", tha Rama


Lajmi kryesor:

Rama prezanton Pjerin Ndreun në Lezhë: Në 30 qershor ndahet e shkuara nga e ardhmja (VIDEO)