Rama nga Lezha për rrugën Milot- Balldrem: Do transformojmë autostradën e vdekjes

Rama nga Lezha për rrugën Milot- Balldrem: Do transformojmë autostradën e vdekjes

1559493106_rama.jpg

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama nuk la pa përmendur edhe projektin e rrugës Milot-Balldren, duke hedhur poshtë akuzat  që janë ngritur për të. Rama tha se ndërtimi i saj do i hapë rrugë zhvillimit të turizmit në vend.

"Lezha ka një model zhvillimi dhe jam i bindur se nëse ne do ta shtyjmë më shumë zhvillim do ketë. Meqë erdhi mundësia, po bëjmë dhe një vjedhje të madhe te rruga Milot-Balldrem dhe atë rrugë që ju e njihni si autosatrada e vdekjes ka kanë lënë jetën plot e plot njerëz, ne do ta rindërtojmë nga e para. Nuk e di a e keni ndjekur kur më pyesni cfarë është kjo rrugë. Ajo është pjesë e koridorit blu dhe është një projekt prioritar i unazës turistike të mesdheut. Ata dijnë vetëm të thonë vjedhje, të hedhin baltë mbi një punë. Ata sot e kanë bërë opozitën njësoj si rrugën që lanë rrugëve. Jane kthyer taman si një rrugë-rrugëve. Për ata të punosh do thotë vjedhje.Me sa duket ata kurrë nuk e kanë nisur një punë nëse nuk do kenë pasur një gjë për të vjedhur. Korrupsioni dhe vjedhja nuk shërohet. Si kurrë më parë lufta kundër korrupsionit bëhet çdo ditë. Nuk është si të korrësh bar apo misër", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama prezanton Pjerin Ndreun në Lezhë: Në 30 qershor ndahet e shkuara nga e ardhmja (VIDEO)


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen